Britani, dhoma e Komunëve miraton pr/ligjin për emigrantët, kush hyn i paligjshëm dëbohet përjetë! May: Sa herë që mbyllni një rrugë, emigrantët gjejnë tjetër

14 Mars 2023, 12:51| Përditesimi: 14 Mars 2023, 21:13

  • Share

Ligji i ri i Rishi Sunak për të ndaluar azilin, e kaloi pengesën e tij të parë në Dhomën e Komunave mbrëmë - por kryeministri është paralajmëruar për një rebelim konservator. Ish-kryeministrja Theresa May udhëhoqi një revoltë kundër Projektligjit të Migracionit të Paligjshëm duke shprehur një sërë shqetësimesh për pasojat e tij. May paralajmëroi se viktimat e skllavërisë moderne do të jenë 'dëm kolateral' si rezultat i goditjes së re të krizës së emigrantëve.

 “Sa herë që mbyllni një rrugë, migrantët dhe kontrabandistët e njerëzve gjejnë një rrugë tjetër. Kushdo që mendon se ky projektligj do të trajtojë njëherë e përgjithmonë çështjen e migracionit të paligjshëm e ka gabim”.

I pyetur për komentet e ish-kryeministres May, Sunak tha:

"Unë jam i bindur se ligji ynë përfaqëson mënyrën më të mirë për të zgjidhur këtë problem, edhe pse nuk do të jetë e lehtë.

May, ish-sekretare e Brendshme, iu bashkua një numri deputetësh të tjerë konservatorë në refuzimin e mbështetjes së projektligjit që u miratua me 312 vota pro dhe 250 kundër në leximin e tij të dytë. Ministri i Sigurisë Tom Tugendhat këtë mëngjes mbrojti projektligjin pas sulmeve të Theresa May dhe theksoi se qëllimi i tij ishte t'i jepte fund trafikimit të njerëzve nga bandat. Sipas projektligjit, kushdo që arrin në Britani duke kaluar Kanalin me një varkë të vogël – ose me ndonjë mjet tjetër të paautorizuar nuk do të jetë më në gjendje kurrë të hyjë në Britaninë e Madhe. Në vend të kësaj, ata do të kenë të drejtë për azil vetëm në një vend të tretë si Ruanda. Një projektligj i tillë prek më së shumti shqiptarët, shumë prej të cilëve ikin në mënyrë ilegale drejt Britanisë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 14/03/2023 15:53

    Ata qe kane ngritur dore per te votuar kete ligj nuk jane as politikan as qeveritar as deputet por jane dhunuesit e te drejtave nderkombetare te njeriut! Nuk do debojn njeres apo grupe te vecanta por shume popuj qe enderrojn nje jete me te mire! Populli angles eshte i mrekullushem dhe ai vet si gjithmone do ti vere shpatullat zgjidhjes se emigracionit ashtu sic ka bere me shekuj dhe me vite te tera! Jeta e cdo njeriu ne cdo cep te glob!Mbi xhaketat e mbetura neper gjemba mbi trupat qe notojn mbi oqean ne gjakun e grumbulluar ne fund te oqeanit nga jetet njerezore nuk do te shkeli askush!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?