Bota

Britani, Dhoma e Lordëve bllokon qeverinë të dalë nga BE pa marrëveshje me Brukselin

1 Maj 2018, 02:01| Përditesimi: 1 Maj 2018, 02:03

  • Share

Dhoma e Lordëve britanikë miratoi sot një amendim të projektligjit për Brexit duke i dhënë Parlamentit pushtetin për të penguar qeverinë të dalë nga Bashkimi Europian në mungesë të marrëveshjes me Brukselin.

“Dhoma e Lordëve, me mazhorancë pro-BE-së, miratoi me 335 vota pro dhe 244 kundër, një përmirësim të projektligjit për daljen nga BE duke i dhënë Parlamentit pushtetin për të penguar qeverinë të dalë nga Bashkimi Europian në mungesë të marrëveshjes me Brukselin”, – deklaroi Lordi konservator, Douglas Martin Hogg, një prej nënshkruesve.

Qeveria konservatore e Theresa May-t kishte theksuar më parë se do t’ia linte Parlamentit të votonte për marrëveshjen e divorcit. Por, në rast refuzimi, e vetmja mundësi ishte një dalje pa marrëveshje, një perspektivë që shqetëson në mënyrë të veçantë kompanitë britanike.

“Amendamenti i miratuar sot u jep parlamentarëve mundësinë për të sugjeruar negociata të reja, mundësinë për të vendosur për një qëndrim në BE”, theksoi Lordi konservator, Douglas Martin Hogg.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?