Princi Philipe i Britanisë së Madhe

Bota

Britani e Madhe/Duka i Edinburgut shtrohet në spital

3 Prill 2018, 19:37| Përditesimi: 3 Prill 2018, 19:42

  • Share

Duka i Edinburgut është shtruar në një spital në qendrës të Londrës për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas Pallatit Mbretëror, operacioni do të zhvillohet ditën e mërkurë. Ndërhyrja do të bëhet në pjesën e legenit. Princi Philip 96 vjeç u tërhoq nga detyrat e tij mbretërore gushtin e vitit të kaluar.

Lartësia e tij Duka i Edinburgut u shtrua në spitalin Mbreti Edward VII në Londër pasditen e sotme, për një operacion të planifikuar ditën e nesërme. Informacionet e mëtejshme do të jepen kur të jetë e nevojshme. 

Njoftimi i familjes mbretërore britanike

Në vitin 2011, Princi Philip mori trajtim mjekësor për bllokimin e një arterie koronare, ndërsa në vitin 2012 pati infeksion në fshikëz.

Më pas, në qershor të vitit 2013 u operua duke qëndruar i shtruar 11 ditë në një klinikë private në Londër. Në vitin 2014, ai iu nënshtruar një ndërhyrje të vogël në dorën e djathtë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?