Çiklisti 23-vjeçar me origjinë shqiptare Emir Loka është përplasur me një këmbësor Peter McCombie 72-vjeç, i cili si pasojë gjeti vdekjen në Britaninë e Madhe.
I riu teksa po udhëtonte me biçikletën e tij, dyshohet se ka kaluar rrugën ndërkohë që semafori ishte i kuq teksa 72-vjeçari po ecte pasi përfundoi punën në spital.
Pasi Loka e përplasi me biçikletë punonjësin e shëndetësisë koka e tij u gjend në trotuar dhe pësoi dëmtime të rënda në kokë.
I moshuari është dërguar menjëherë në spital por për shkak të plagëve të marra ai humbi jetën 8 më vonë.
Menjëherë pasi ndodhi ngjarja 23-vjecari i cili qëndronte në Londër në mënyrë ilegale është larguar i frikësuar pasi mendonte se do ta dëbonin nga Britania.
Loka kur doli para gjykatës tha se ishte vetëm me 3 orë gjumë para se të ndodhte incidenti tragjik pasi punonte 2 punë të ndryshme.
“Duke parë që aksidenti ndodhi në mes të rrugës, dhe policia do të ishte aty brenda 2 ose 3 minutash, kisha frikë se do të zbulonin se isha këtu në mënyrë të paligjshme”, tha ai.
Ai shtoi gjithashtu se u largua me mendimin se nuk ishte një aksident fatal për 72-vjeçarin dhe se nuk pa që nga koka e tij po dilte gjak.
Loka është vetëdorëzuar në polici më 28 korrik pasi pamjet e aksidentin nga kamera e sigurisë së një lokali në afërsi të ngjarjes filluan të qarkullonin.
Qyqi lidhur me ngjarjen ende vazhdon.