Foto ilustruese

Bota

Britani e Madhe/ U kap në një shtëpi bari 5 muaj më parë, shqiptari dënohet me burg, por lirohet nga qelia (Emri)

2 Tetor, 16:28| Përditesimi: 2 Tetor, 16:36

  • Share

Një i ri shqiptar i cili kishte shkuar në Britaninë e Madhe me shpresën për të punuar në sektorin e ndërtimit, është arrestuar nga policia britanike në Blackpool, pasi është kapur në një shtëpi bari.

Mediat britanike shkruajnë se bëhet fjalë për 22-vjeçarin Indri Lumci, u i cili u gjet në një shtëpi bari në 19 prill të këtij viti, në Loftos Avenue, Blackpool. Kur oficerët trokitën dhe kërkuan të futeshin në banesë, Lumci u gjet i fshehur në papafingo.

Tre dhoma gjumi ishin kthyer në një fermë të sofistikuar kanabisi, me ndriçim, ventilatorë dhe ventilim për të maksimizuar rritjen. Mbi tavolinën e kafesë ishte një thikë, një shkop i zi dhe çelësi i një makine Honda, e cila ishte parkuar jashtë. Ndërsa po ashtu u gjet kanabis me vlerë 4,000 paund.

Lumci u arrestua dhe nuk bëri asnjë koment. Ai u deklarua fajtor për prodhim kanabisi me arsyetimin se punonte si kopshtar.

Duke dhënë dënimin, gjyqtari Jeremy Lasker i tha të riut shqiptar që ka zgjedhur rrugën e gabuar dhe për këtë duhet të përballet me pajsojat.

“Ju keni hyrë në këtë vend nga Shqipëria rreth dy vjet më parë. Me sa kuptoj unë, nuk keni dokumente dhe nuk keni pasur të drejtë pune. Mund të thuhet se për këtë arsye po kërkonit të punonit në tregun e zi.

Edhe pse të gjithë jemi të vetëdijshëm për mijëra emigrantë të paligjshëm që vijnë këtu të paaftë për të gjetur punë, të cilët strehohen nga qeveria, ata nuk përdorin aktivitete kriminale.

Ti zgjodhe ta bëje këtë. Ti e morët rrezikun dhe tani duhet të paguani dënimin."

Gjykata dëgjoi se Lumci ka kaluar pesë muaj në paraburgim që nga arrestimi i tij. Gjyqtari Lasker e dënoi atë me nëntë muaj burg, që do të thotë se ai do të lirohet menjëherë.

A.D/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?