Jo tamam e mirëpritur vizita e parë në Skoci e pasardhësit të Theresa May. Por kjo lloj mikpritje nuk është e papritur, po të kemi parasysh që shumica e elektoratit Skocez ka votuar të mbetet në Bashkimin Europian.
Edhe takimi me kryeministren Nicola Sturgeon, gjithashtu pati nervozizmin e vet të pashmangshëm.
Ndërsa kryeministri i ri britanik ka premtuar 300 milion paund fonde shtesë për Skocinë, siç bëri për Irlandën Veriore dhe Uellsin, Sturgeon, një përkrahëse e fortë e një referendumi të dytë për shkëputjen nga Londra, ka përsëritur kundërshtimin e saj për Brexit.
“Mes kaosit të kësaj periudhe, qeveria dhe rruga që po bën ajo, për mua janë të rrezikshme. Duket qartë se Kryeministër i ri po e drejton Mbretërinë e Madhe drejt një Brexit-i pa marrëveshje.
Nuk mund ta besoj se mund të dalim nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje. Kjo do të ishte katastrofike për Skocinë dhe mbi të gjitha për tërë Mbretërinë e Bashkuar” - tha Nicola Sturgeon
Në prag të kufirit të fundit kohor për Brexit, Johnson përsëriti edhe një herë pozicionin e tij: nuk do të bashkëveprojë me Bashkimin Evropian derisa ky i fundit të bëj një hap pas duke rinegociuar një marrëveshje të re, në të kundërt, me apo pa marrëveshje, më 31 tetor ne do të shkëputemi – tha Boris Johnson.
Të martën, kryeministri i ri britanik do të vazhdojë udhëtimin e tij në Uells, ku ai do të përpiqet të ndërtojë konceptin e unitetit në një rajon që ka të ngjarë të ndikojë në kontraditat e brendshme historike.
Komente
