Foto qytetari duke u vaksinuar

Britani e Madhe/ Zyrtari i lartë mjekësor paralajmëron: Javët e ardhshme më kritike për sa i përket pandemisë, varianti i ri i COVID-19 mund të nxisë rritjen infektimeve

11 Janar 2021, 11:38| Përditesimi: 11 Janar 2021, 11:49

  • Share

BRITANIA E MADHE- Zyrtari i lartë mjekësor profesori Chris Whitty ka paralajmëruar se Britania e Madhe do të përballet me javët më kritike për sa i përket pandemisë.

“Javët e ardhshme do të jenë më të vështirat për sa i përket numrit të nfektimeve nga koronavirusi”, tha Whitty.

Ai nuk ka lënë pa i bërë apel qytetarëve të kujdesen dhe të vazhdojnë të zbatojnë masat anti-COVID në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë të jetë e mundur numrin e infektimeve në vend.

Sipas zyrtarit të lartë mjekësor është jetësore dhe e domosdoshme të vazhdojmë vaksinimin e qytetarëve.

Ai ka folur dhe në lidhje me variantin e ri të koronavirusit, ku specifikisht ka thënë se varianti i ri mund të jetë një nxitje numri e infektimeve në një mënyrë që i “vjetri” nuk ishte në gjendje të bënte.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 3,072,349, ndërkohë që numri i viktimave është 81,431 që nga fillimi i pandemisë.

Së fundit në Britaninë e Madhe janë regjistruar rekorde negative për sa i përket numrit ditor të infektimeve, ku kanë qenë mbi 60 mijë raste.

Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë i cili ka nisur vaksinimin masiv anti-COVID të qytetarëve dhe i pari i cili ka miratuar përdorimin e tre vaksinave të ndryshme, Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna dhe megjithatë situata epidemiologjike paraqitet alarmante.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?