Lagjia ku banonte Walker

Bota

Britani/ I frymëzuar nga skenat e 'Fifty Shades of Grey', gjendet i varur në shtëpi 37-vjeçari

6 Shtator 2019, 14:45| Përditesimi: 6 Shtator 2019, 14:55

  • Share

BRITANI- Një fans i librit  “Fifty Shades of Grey”, u gjet pa jetë nga nëna e tij pasi, aksidentalisht u mbyt gjatë eksperimenteve seksuale i frymëzuar nga libri.

Philip Walker u gjet i varur dhe  i zhveshur në shtrat, në shtëpinë e tij në East Yorkshire, Britani ,në 5 mars të këtij viti, por lajmi është bërë i ditur vetëm tani, pas mbylljes së çështjes.

Sipas "The Sun", ambulanca mbërriti në vendngjarje dhe gjeti trupin e  37-vjeçarit me një ligaturë rreth qafës dhe një lodër seksi, në formën e kutisë, të mbyllur rreth organeve gjenitale të tij.

Anëtarët e familjes së Walker kontrolluan dhomën e tij pas vdekjes dhe gjetën një numër lodrash seksi, një CD me materiale pornografike dhe disa shishe lubrifikanti bosh.

Viktima ishte aq i varur nga lodrat e seksit, saqë i morën edhe jetën. Ai kurrë nuk kishte folur për interesat e tij seksuale. Sipas prindërve ai nuk kishte shfaqur kurrë shenja depresioni.

Sipas mediave të huaja, në përfundim të hetimeve Gjykata ka dalë në konkluzionin se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, të shkaktuar nga vetë viktima.

Banesa ku u gjet i vdekur Walker

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?