Serxhio Marku

Kronikë

Britani e Madhe/ Vritet 21-vjeçari shqiptar, në pranga dy italianë

17 Shtator 2019, 09:52| Përditesimi: 17 Shtator 2019, 10:04

  • Share

Serxhio Marku, një 21-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një spital në Britaninë e Madhe pasi u gjet i plagosur rëndë në Stafford Road në Brighton.

Lidhur me këtë ngjarje policia britanike ka vënë në pranga dy italianë të cilët akuzohen si autorë të vrasjes së 21-vjeçarit shqiptar.

Në pranga ranë Francesco Dagostino, 44 vjeç dhe Giuseppe Petriccione 45 vjeç. Kreu i Krimeve të Rënda Alex Geldart tha se specialistët janë lidhur me familjen e viktimës duke i premtuar se shumë shpejt do të bëhet e mundur zbardhja e ngjarjes.

Komento

Komente

  • Emi: 17/09/2019 10:16

    Edhe emrin e paska vun italjan edhe a ta ja moren jeten. A thu se emri te nryshon se prej ka je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?