Britani/ Kryeministri Keir Starmer nis punën për formimin e qeverisë së re

6 Korrik, 15:36| Përditesimi: 6 Korrik, 22:03

  • Share

Me kërkesën dhe lejen e Mbretit Charles III, lideri i Partisë Laburiste dhe kryeministri i ri i Britanisë, Keir Starmer, ka nisur nga puna për ndërtimin e kabinetit qeveritar.

Starmer mblodhi ekipin e tij qeveritar sot në Downing Street, ku lideri laburist fillimisht rrëfeu se sa i privilegjuar ndihej për detyrën dhe përgjegjësinë rëndësishme që populli britanik i besoi dhe theksoi se kjo qeveri e re ka shumë punë për të bërë përpara.

Partia Laburiste arriti të fitojë 412 vende në Parlamentin britanik, që ka gjithsej 650 vende, ndërkohë partia konservatore mori vetëm 121 mandate.

Jashtë parlamentit mbeti edhe ish-kryeministrja Liz Truss, gjë që thekson disfatën e thellë të konservatorëve.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?