BRITANI- Një nënë e pesë fëmijëve në Britani vrau me thikë një pedofil të moshuar që kishte abuzuar me tre djemtë e saj, kur mësoi se autoritetet i kishin dhënë atij një identitet të ri për të fshehur abuzimet e mëparshme dhe për t’u integruar në komunitet.
Sarah Sands kishte shkuar në shtëpinë e 77 vjeçarit Michael Pleasted, të cilin e kishte fqinj në lindje të Londrës, dhe e qëlloi tetë herë me thikë në 2014, raporton BBC.
Pleasted kishte abuzuar me tre nga fëmijët e saj dhe djem të tjerë në zonën komunitare, pasi ishte dënuar më parë për më shumë se 20 sulme seksuale ndaj të miturve.
Më vonë u kuptua se ai kishte ndryshuar emrin nga Robin Moult për të fshehur të kaluarën, dhe për të vazhduar abuzimin. Ai ishte lejuar të merrte një pasaportë të re dhe patentë drejtimi, si dhe spastrim të të dhënave kriminale.
Djemtë e Sarah kanë mbushur tashmë moshën 18 vjecare dhe kanë hequr dorë nga anonimati për të mbrojtur nënën e tyre pas vrasjes. Gruaja ka dalë tashmë nga burgu dhe kërkon të sensibilizojë për ashpërsimin e dënimeve ndaj pedofilëve dhe ndalimin e dhënies së identiteteve të reja për ta nga autoritetet. Një prej djemve Bradley pranonte se nëna e tyre i kishte shpëtuar me vrasjen. Edhe vëllai i tij binjak Reece, i cili ishte 11 vjeç kur u abuzua nga monstra, tha se ishte mirë të dinte se ai kishte vdekur.
Sands tha se nuk ka pendesë për vrasjen e abuzuesit. Në një intervistë së fundmi me BBC ajo tha: "Për pedofilët, nëse prekin fëmijët duhet të ketë pasoja, jo t’i jepet identitet i ri. Ata nuk mund të ndryshojnë emrin”. Ajo u dënua për vrasje nga pakujdesia pasi u konsiderua se humbi kontrollin nga tronditja e abuzimit.
Siç rezultoi më pas Pleasted, i cili konsiderohej si një “fqinj i sjellshëm” në lagjen e tyre në lindje të Londrës, kishte ndryshuar emrin nga Robin Moult për të fshehur dhjetra sulme seksuale ndaj fëmijëve në të kaluarën. Edhe zonja Sands kishte gatuar e ishte kujdesur për të pa e ditur se ai abuzonte djemtë e saj.
Ku gruaja u burgos, nuk u mësua publikisht se djemtë e saj ishin viktima të Pleasted prej të drjejtës së tyre të anonimatit. Por tashmë djemtë e saj Bradley, Alfie e Reece, kanë hequr dorë nga “e drejta” e anonimatit për të folur mbi ngjarjen e tmerrshme. Ata thonë se ndjehem të sigurtë tani që nëna e tyre vrau pedofilin.
Bradley tha: “Unë thash me vete ‘I lumtë’, edhe pse kjo nuk na largon makthet dhe zgjohemi natën duke kërkuar nënën”.
Gruaja tha në gjykatë se dëshironte vetëm ta frikësonte abuzuesin, por kishte humbur kontrollin kur ai i tha se fëmijët e saj ishin gënjeshtarë dhe kishin sajuar gjithçka. Gjatë kohës që nëna e vetme ishte prapa hekurave, pesë fëmijët e Sarah jetonin me gjyshen e tyre.
Sands ka përshkruar më parë sesi u miqësua me pedofilin Pleasted, duke kaluar kohë me të e madje duke gatuar për të, pa e ditur se kërkonte të manipulonte e joshte fëmijët e saj. Pas dyshimeve të para ajo ishte konfrontuar me bijtë por atyre iu desh shumë kohë të pranonin abuzimin e turpshëm të pedofilit manipulator.
Kur ajo u informua fillimisht se Pleasted për abuzim të dy fëmijëve, gruja u konfrontua me të birin, i cili mohonte gjithçka. Vetëm disa muaj më vonë në nëntor 2014, i vogli nisi të qante dhe pranoi se ishte abuzuar. Bradley, tashmë 19 vjeç thotë se ishte shumë i turpëruar për të pranuar fillimisht, por kishte makthe në gjysmë se pedofili do të vinte përsëri për ta abuzuar.
Gjysa e parlamenti anglez jan pedo,ca prete
Përgjigju