Presidenti izraelit, Isaan Herzog

Bota

Britania deklaroi se do njohë shtetin e Palestinës, Presidenti i Izraelit do të vizitojë Londrën javën e ardhshme

4 Shtator, 16:56| Përditesimi: 4 Shtator, 16:57

  • Share

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, do të vizitojë Londrën të enjten e ardhshme, vetëm pak javë përpara se Mbretëria e Bashkuar pritet të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Herzog pritet të zhvillojë takime me ministra britanikë dhe figura të larta politike. Vizita e tij do të shënojë praninë e parë të një udhëheqësi të lartë izraelit në Britani që nga takimi i papritur në pranverë mes Sekretarit të jashtëm britanik, David Lammy, dhe homologut të tij izraelit, Gideon Sa’ar.

Megjithatë, një takim i mundshëm mes Herzog dhe liderit të Partisë Laburiste, Keir Starmer, pritet të shkaktojë polemika të mëdha brenda partisë opozitare.

Zyrtarisht, Zyra e Starmer ende nuk e ka konfirmuar një takim mes Presidentit izraelit dhe Kryeministrit britanik.

Më herët, qeveria britanike ka bërë të ditur se Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, rrezikon arrestimin nëse hyn në territorin britanik, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Hagës për krime të dyshuara lufte në Gaza.

Isaac Herzog, i cili vjen nga një parti tjetër politike dhe ka një rol më ceremonial, është distancuar në disa raste nga Netanyahu, veçanërisht për çështje që lidhen me reformat demokratike dhe gjyqësore. Megjithatë, ai e ka mbështetur gjerësisht fushatën ushtarake në Gaza.

Megjithatë, që prej asaj kohe, si Starmer ashtu edhe David Lammy janë bërë dukshëm më kritikë ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza, të cilat, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territor, kanë shkaktuar mbi 65,000 viktima.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?