Britania e Madhe mbyll dyert për emigrantët e pakualifikuar, preferon vetëm shkencëtarët, inxhinierët dhe akademikët

19 Shkurt 2020, 12:17| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 12:22

  • Share

Mbretëria e Bashkuar është duke u përgatitur që prej vitit 2021 të bllokojë hyrjen e emigrantëve të pakualifikuar.

Termi ‘emigrantë të pakualifikuar’ për Ministren e Brendshme, Priti Patel, përfshin ata që tashmë ndodhen në Britani por që kanë "aftësi të ulëta të njohurive të gjuhës angleze apo dhe janë të pa kualifikuar në profesion" si dhe ata që do të trokasin vitin e ardhshëm.

Patel tha se Britania mirëpret shkencëtarët, inxhinierët dhe akademikët.

“Një sistem pikësh do të vlerësojë aftësitë dhe do t'u japë përparësi atyre që vijnë me një punë ose ofertë akademike”, - tha Patel.

‘Downing Street’, e cili shpreson të miratojë ligjin e ri në muajt e ardhshëm, nuk ofron mundësinë e dhënies së lejeve as për ata që vijnë me oferta pune të përkohshme.

Qëllimi është të rimarrim "kontrollin e plotë" të kufijve "për herë të parë pas dekadash" dhe të eliminojmë "një sistem migrator të shtrembëruar nga liria europiane e lëvizjes së lirë".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?