Foto ilustruese

Britania e Madhe në alarm, rekord infektimesh nga koronavirusi! Mbi 100 mijë raste në 24 orët e fundit

22 Dhjetor 2021, 18:48| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 18:51

  • Share

Britania e Madhe ka regjistruar shifra alarmante nga koronavirusi. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 106,122 të infektuar, shifër e cila ka thyer rekordin e mëparshëm prej 93,045 rastesh të raportuara më 17 dhjetor.

Kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se nuk do të ketë kufizime të reja në Angli para Krishtlindjeve, por ai refuzoi të përjashtonte masat e reja anti-COVID pas Krishtlindjeve për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.

Ndër të tjera 140 qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID. Infektimet e sotme përfaqësojnë numrin më të lartë ditor të raportuar që nga fillimi i testimit masiv të popullatës në muajin maj dhe qershor një vit më parë.

Komento

Komente

  • Turi: 22/12/2021 19:50

    Keta Anglezet deri dje po mburreshin si vendi qe ka bere me shume vaksinime ne bote , si ka mundesi kjo atehere ? Mundesite jane dy ose vaksina eshte kot ska efikasitet ose genjejne per numrat e personave te vaksinuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?