Britania e Madhe nis testimin e vaksinës në formë spray! Studiuesit: Do administrohet si antidodët e astmës

15 Shtator 2020, 18:22| Përditesimi: 15 Shtator 2020, 18:33

  • Share

Në Mbretërinë e Bashkuar është gati të nis testimi i vaksinës anticovid në formë spray, e cila mund të thithet për të arritur më lehtë në mushkëri.

Një ekip nga ‘Imperial College London’ do të testojë spray-n e Oksfrodit te rreth 30 vullnetarë të shëndetshëm. Vaksina  në formën e një aerosoli, administrohet sit ë gjitha ilaçet që sot përdoren psh kundër asmës.

"Pandemia aktuale - shpjegon Chris Chiu, studiues i Imperial College London, tha për  BBC Neës – varet nga virusi i frymëmarrjes që infekton kryesisht njerëzit përmes qelizave që veshin hundën, fytin dhe mushkëritë, organet dhe sipërfaqet që prodhojnë një përgjigje imune e ndryshme nga pjesa tjetër e trupit ”.

Eksperti theksoi se vaksina e thithur, duke arritur zonat e prekura më shpejt dhe drejtpërdrejt, mund të sigurojë një mbrojtje më efektive ndaj Covid.

Britania e Madhe regjistroi sot 3105 raste të reja infeksioni dhe 27 vdekje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, totali i të prekurve ka shkuar në 374 228 kurse ai i viktimave në 41 664

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?