Britania e Madhe, 'paketohet' ish kryeministri Winston Churchill! 'Black Lives Matter' sulme mbi statuja

12 Qershor 2020, 14:26| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 14:19

  • Share

Statuja e ish kryeministrit britanik Winston Churchill dhe heroi i Luftës së Dytë Botërore, në Londër u "paketua" për tu mbrojtur në funksion të protestave të fundjavës që do të organizohen nga lëvizja Black Lives Matter, dhe të frymëzuara pas vrasjes nga një polic i bardhë i afrikano amerikanit George Floyd në Minneapolis të SHBA.

Ndërkohë, gjatë protestave të ditëve të kaluara disa statuja dhe buste te tjera janë vandalizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Protestat globale që po vazhdojnë pas vrasjes nga policia të afrikano amerikanit George Floyd kanë degjeneruar me sulme mbi statujat - pjesët e dukshme të historisë po rrëzohen njëra pas tjetrës

Gjethet e pemës gjenealogjike të historisë po bien. Ato janë fytyrat bronzi të historisë së një vendi liberal si Britania që po përballet me rrëzimin e statujave të ish epokës së kolonializmit dhe skllavërisë, nga lëvizja Black Lives Matter dhe protestat globale të statujave të ish epokës së kolonializmit dhe skllavërisë.

Njëra u hoq dhe u hodh në një lumë. Një tjetre iu vu zjarri. Shumë të tjera janë mbuluar me mbishkrime. Statujat janë nën sulm dhe debati mbi monumentet kushtuar figurave të diskutueshme nga e kaluara ka dalë në pah pas protestave globale.

Dhe ndërsa mbrojtësit e statujave kushtuar tregtarëve të skllevërve dhe kolonëve argumentojnë se historia nuk mund të "fshihet", autoritetet duket se kanë filluar të dëgjojnë demonstruesit, të cilët i shohin ata si një kujtesë të racizmit dhe nënshtrimit.

Në protestat e drejtësisë racore - të cilat filluan në Minneapolis, në Shtetet e Bashkuara, ku u vra nga policia Floyd, aktivistët synuan edhe statuja dhe monumente. Në qytetin anglez të Bristol, për shembull, një statujë e tregtarit të skllevërve Edëard Colston u rrëzua nga turma dhe u hodh në lumë.

Këshilli i ‘Tower Hamlets’ në Londër hoqi vullnetarisht një statujë të tregtarit të skllevërve Robert Milligan.

Ndërkohë, një lëvizje proteste ka filluar në Universitetin e Oksfordit për të kërkuar heqjen e një tjetër statuje të imperializmit, ‘Cecil Rhodes’.

Në Belgjikë, debati ka në qendër mbretin Leopold II, statujat e të cilit zbukurojnë qytete në të gjithë vendin. Për aktivistët, janë simbol i së kaluarës brutale koloniale.

Në Shtetet e Bashkuara, një statujë e Gjeneralit të Konfederatës Williams Carter Wickham u rrëzua në Virginia. Një statujë tjetër u rrëzua të martën, duke përfunduar në një liqen, gjithashtu në shtetin në bregdetin lindor. Këtë herë ishte Kristofor Kolombi. Monumentet kushtuar eksploruesit italian që zbuloi Amerikën janë shenjestruar gjithashtu në Shën Paul, Minesota dhe Boston, Masaçusets.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?