Qeveria e Britanisë së Madhe ka thënë se nuk do të japë asnjë licencë të re për eksportin e armëve në Arabinë Saudite.
Departamenti i Britanisë për Tregtinë Ndërkombëtare lëshoi një njoftim zyrtar të martën duke thënë se do të përmbushte vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit, por që gjithashtu do të apelonte aktgjykimin.
"Ndërsa ne e bëjmë këtë, ne nuk do të japim asnjë licencë të re për eksportet në Arabinë Saudite dhe partnerët e saj të koalicionit (Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Bahrein dhe Egjipt) të cilat mund të përdoren në konfliktin në Jemen”.
"Licencat ekzistuese, ato të dhëna përpara këtij aktgjykimi, nuk preken menjëherë nga Urdhri i Gjykatës.
Gjykata vendosi të enjten se procesi me të cilin ishte lëshuar leja për eksportin e armëve ishte e paligjshme.
Fushata Kundër Tregtisë së Armëve (CAAT), akuzoi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për licencimin e shitjes së armëve pavarësisht një rreziku të qartë se përdorimi i tyre mund të shkelte ligjin ndërkombëtar humanitar.
Shitjet e armëve të Mbretërisë së Bashkuar kanë forcuar ndjeshëm aftësinë e koalicionit të udhëhequr nga Saudite për të kryer sulme ajrore në Jemen.
CAAT ka argumentuar se shitjet shkelin ligjet në Mbretërinë e Bashkuar.
Komente
