Mbretëria e Bashkuar po zbaton sanksione të posaçme kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore, por edhe një game më të gjerë krimesh.
Mes tyre ka edhe shqiptarë të përfshirë si drejtues të rrjeteve kriminale, kryesisht në trafik klandestinësh.
Masat përfshijnë ngrirjen e pasurive, llogarive bankare dhe ndalimin e veprimeve financiare me Mbretërinë e Bashkuar, duke synuar të paralizojnë aktivitetin kriminal, informon media britanike.
Mes listës së emrave të deklaruar të sanksionuar gjendet edhe ai i shqiptarit Bledar Lala, i cilësuar si kreu i një bande kriminale të trafikonte emigrantë të paligjshëm nga Belgjika për në Angli me mjete lundruese apo kamionë.
Kjo iniciativë është pjesë e planit qeveritar “Plan for Change”, dhe është sanksioni i parë në botë i dedikuar për të luftuar trafikimin e njerëzve dhe krimin e organizuar të imigracionit të paligjshëm.
David Lammy, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, u shpreh:
“Ky është një moment historik në përpjekjet tona për të ndalur krimin e organizuar të imigracionit. Ne do t’i gjejmë trafikantët kudo që të jenë dhe do t’i bëjmë përgjegjës. Mesazhi im për bandat që rrezikojnë jetë njerëzish për përfitime është i qartë: E dimë kush jeni dhe do të bashkëpunojmë me partnerët tanë për t’ju ndalur”.
Ky regjim sanksionesh u krijua nga ligji britanik për Sanksione dhe Pastrim Parash, dhe për herë të parë e targeton drejtpërdrejt krimin e organizuar të imigracionit.
“Ai përfaqëson një pjesë kyçe të strategjisë “Ndalo, Dëno, Kthe” të FCDO për të parandaluar migrimin e parregullt dhe për të ndëshkuar ata që përfitojnë nga njerëzit në nevojë”, raporton media angleze.
Emrat që u sanksionuan sot:
Bledar Lala, shqiptar, drejtues i operacioneve të një bande në Belgjikë që kontrabandon njerëz përmes Kanalit Anglez.
Alen Basil, ish-përkthyes policor në Serbi, që drejton një rrjet kontrabande të dhunshëm, bashkë me zyrtarë të korruptuar.
Mohammed Tetëani, i njohur si “Mbreti i Horgos” në Serbi, udhëheqës i bandës famëkeqe Tetëani që torturon refugjatët që nuk paguajnë.
Një kompani kineze, Ëeihai Yamar Outdoors Product Co, u sanksionua për shitjen e varkave të përdorura për trafikim të njerëzve drejt Britanisë.
Sanksionet përfshijnë:
-Ngrirje pasurish – askush në Britani apo me lidhje britanike nuk mund të ketë marrëdhënie financiare me personat e sanksionuar.
-Ndalesë udhëtimi – të sanksionuarit nuk mund të hyjnë ose të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
-Ndalesë për drejtues kompanish – ndalim për të qenë drejtor apo menaxher në kompani britanike.
Komente
