Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ngrirë asetet e gjashtë bosëve të burgjeve ruse, në krye të kolonisë penale ku vdiq Alexei Navalny. Individët e sanksionuar gjithashtu do të ndalohen të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Liderët perëndimorë thonë se faji për vdekjen e Navalnyt qëndron tek autoritetet ruse, duke përfshirë presidentin Putin.
“Ata që janë përgjegjës për trajtimin brutal të Navalnyt duhet pa asnjë iluzion – t’i mbajmë përgjegjës”, tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Cameron.
Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë që vendos sanksione të vijim të vdekjes së Navalnyt, shprehet “Foreign Office”. SHBA gjithashtu ka bërë me dije se do të zbulojë sanksionet kundër Rusisë mbi vdekjen e Navalnyt dhe mbi luftën që në Ukrainë.
Qeveria britanike ka bërë thirrje që trupi i Navalnyt t’i jepet familjarëve menjëherë dhe të bëhet një investigimi i plotë dhe transparent. Apeli i Britanisë është i ngjashëm me thirrjen e nënës së Navalnyt, e cila u filmua të martën jashtë burgut ku ndërroi jetë Navalny, duke thënë se është munduar ta shikonte atë prej 5 ditësh por aq që nuk e dinte se ku ishte. Duke lajmëruar sanksionet, Cameron tha se “ishte e qartë që autoritetet ruse e shikonin Navalnyn si një kërcënim dhe u munduan disa herë që ta bënin të heshtte.
“Askush nuk duhet të dyshojë natyrën shtypëse të sistemit rus”, shtoi ai.
“Prandaj ne sot po sanksionojmë zyrtarët kryesor të burgut, përgjegjës për trajtimin e Navalnyt në koloninë penale ku kaloi momentet e fundit.”
Lajmi kryesor:
Vdekja e liderit të opozitës ruse, mediat: U la disa orë në temperatura të akullta! Letra e fundit e Navalny-t 5 ditë para se të vdiste
B.K/ReportTv.al