Meta dhe Stuart Peach në një takim të mëparshëm

Britania emëroi të dërguarin special për Ballkanin, Meta: Rol kyç për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajon

5 Dhjetor 2021, 12:45| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 12:48

  • Share

3 ditë më parë Sir Stuart Peach është emëruar i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në twitter lajmin e ka përshëndetur edhe Presidenti Ilir Meta. Ai shkruan se roli i Mbretërisë së Bashkuar është shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkan.

"Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.  Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë.  Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane", shkruan Meta.

Kujtojmë se Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se emërimi i Peach është pjesë e përkushtimeve të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për stabilitet dhe paqe në këtë rajon.

Peach, i cili mban titullin "Sir" do të marrë detyrën e re pas dorëheqjes nga detyra e shefit të Komitetit ushtarak të NATO-s më herët gjatë vitit, pozitë të cilën e ka mbajtur nga viti 2018. Ai ka shërbyer më herët edhe si Shefi i Shtabit të Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Më 2000, Peach ka qenë edhe komandant i forcës ajrore të NATO-s në Kosovë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?