Ministria e Mbrojtjes e Mbertërisë së Bashkuar pretendon se qindra luftëtarë të lidhur më parë me grupin e mercenarëve Wagner mund të jenë kthyer në Ukrainë.
Detajet e sakta të statusit të këtyre luftëtarëve janë të paqarta, thotë Ministria e Mbrojtjes, por besohet se ata i janë bashkuar forcave zyrtare ushtarake ruse dhe kompanive të tjera ushtarake private.
Grupi Wagner u tërhoq nga operacionet në Ukrainë në fillim të qershorit, pak para rebelimit të dështuar më 24 qershor dhe vdekjes së themeluesit të tij, Yevgeny Prigozhin, në një aksident avioni muajin e kaluar, raporton agjencia e lajmeve News Sky.
Në zhvillime të tjera mbi Grupin Wagner këtë mëngjes, Kremlini ka thënë se Andrei Troshev, një nga komandantët e tij dhe thuhet se kandidati i preferuar i Vladimir Putin për të udhëhequr grupin, tani po punon në mënyrë aktive për ministrinë e mbrojtjes.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ukraina sulmon me dronë rajonin e Belgorodit! Putini kërkon ndihmë nga ish-togeri i Prigozhin për trajnimin e vullnetarëve të rinj
S.S/ReportTv.al