Në britani qeveria synon të ulë moshën zyrtare minimale të votimit, duke e çuar atë në 16 vjeç. Të enjten qeveria prezantoi disa ndryshime të cilat do ti shërbejnë procesit të ardhshëm të votimeve për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2029. Janë 4 pikat kryesore nëpërmjet të cilave qeveria e Londrës do të ndërhyjë, për tu dhënë mundësi miliona adoleshentëve për të votuar. Janë rreth 1.5 milion 16-17 vjeçarë që do të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
Pritet që të bëhet një zgjerim i kategorisë së mjeteve të identifikimit që do të jenë të pranueshme nga autoritetet. Kartat bankare të lëshuara në Mbretërinë e Bashkuar do të bëhen forma legjitime të identifikimit të votuesit në Britaninë e Madhe, me kusht që karta bankare të shfaqë emrin e zgjedhësit. Qeveria po propozon një ndryshim në afatin e fundit në Britaninë e Madhe për të aplikuar për votim me postë, nga 11 në 14 ditë pune para zgjedhjeve. Kjo do të përputhet me afatin ekzistues në Irlandën e Veriut.
Ideja është të rritet mundësia që njerëzit të marrin fletën e tyre të votimit në kohë, thotë BBC. Qeveria synon të bëjë ndryshime në donacionet e partive. Londra zyrtare planifikon të shtrëngojë rregullat mbi donacionet politike, duke përfshirë kontrollet mbi kontributet mbi 500 £ nga shoqatat e painkorporuara dhe mbylljen e boshllëqeve ligjore të përdorura nga kompanitë fiktive.
Ndryshimi për moshën minimale të lejuar për të votuar është më i madhi sa I takon elktoratit britanik që prej vitit 1986, kur mosha e votimit u ul nga 21 në 18 vjeç. Si pjesë e një sërë propozimesh, Partia Laburiste thotë se është e drejtë t'u lejohet të rinjve të votojnë, duke pasur parasysh se mund të punojnë, të paguajnë taksat dhe të bashkohen me Ushtrinë.Konservatorët ndërkohë, argumentojnë se planet janë "të pashpresa dhe konfuze" dhe nuk i kanë dhënë Parlamentit kohë të shqyrtojë propzimet deri në shtator për shkak të pushimeve.
Komente
