Situata në Gaza

Bota

Britania kritikon GJND: Vendimi kundër Izraelit do të forcojë Hamasin

25 Maj 2024, 19:04| Përditesimi: 25 Maj 2024, 19:06

  • Share

Qeveria britanike ka kritikuar Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) e cila i kërkon Izraelit të përfundojë menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor të Gazës, me arsyetimin se vendimi do të forcojë grupin militant palestinez Hamas.

Gjykata e Lartë e Kombeve të Bashkuara urdhëroi dje Izraelin që të ndalojë menjëherë operacionet e tij ushtarake në Rafah, siç kërkohet nga Afrika e Jugut.

‘Arsyeja që nuk ka armëpushim është sepse Hamasi hodhi poshtë një marrëveshje shumë bujare për lirimin e pengjeve nga Izraeli. Ndërhyrja e këtyre gjykatave – duke përfshirë të sotmen nga IDF – do të përforcojë pikëpamjen e Hamasit se mund të vazhdojë të mbajë pengjet dhe të mbetet në Gaza. Dhe nëse kjo ndodh, nuk do të ketë as paqe dhe as zgjidhje mes dy shteteve’, tha një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme britanike mbrëmjen e djeshme.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka fuqinë për të zbatuar urdhrat e saj, por vendimi i saj nënvizon izolimin global të Izraelit për shkak të fushatës së tij ushtarake në Gaza që filloi pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?