Kryeministri Boris Johnson

Britania më 2 dhjetor heq karantinën totale! Johnson paralajmëron masa të reja kufizuese për 4 muaj, plan për të lejuar tifozët në stadium

23 Nëntor 2020, 19:59| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 20:07

  • Share

Britania e Madhe duket se e ka gati planin dimëror për t'i bërë ballë valës së koronavirusit në vend.

Këtë të hënë (23 nëntor), kryeministri Boris Johnson ka njoftuar se izolimi total në të cilën ata ndodhen do të jetë në fuqi deri më datë 2 dhjetor.

Por që prej kësaj date, do të hiqet izolimi total dhe se masat izoluese do të funksionojnë me zona, njësoj siç ishte më parë. Gjatë një deklarate, Johnson tha se këto masa do të qëndrojnë në fuqi për 4 muaj deri në mars me shpresën se një vaksinë ndaj COVID-19 do të jetë në treg deri atëherë.

Një aspekt pozitiv për sportdashësit është se nga 2 dhjetori në nivelet më ulëta të rrezikut nga COVID-19, niveli 1 dhe 2 rikthehet futbolli me tifozë në stadiume, edhe pse me numër të limituar.

Po ashtu në të gjithë vendin hapen të gjitha palestrat dhe sallonet e bukurisë. Duket se Britania do përpiqet të mbajë nën kontroll zonat e ”Tier 3” ose më të rrezikshmet, teksa Londra ka hyrë në nivelin 2 të rrezikut.

Detaje më të shumta do t'i publikojë Ministria e Shëndetësisë gjatë ditëve në vijim.

Masat e reja kufizuese

Familjet do të jenë në gjendje të takohen vetëm në zonën e tretë të mbulimit në hapësira të jashtme si parqe

Lokalet e natës dhe restorantet në nivelin e lartë do të duhet të qëndrojnë të mbyllura por shërbimi delivery mund të vijojë.

Rregullat e pijetoreve të nivelit 2 do të ashpërsohen, me vetëm vendet që shërbejnë ushqim me pije të lejuara edhe jashtë

Kazinotë, rrugicat e boëlingut, muzetë, galeritë dhe kinematë në Nivelin 3 do të duhet të qëndrojnë të mbyllura

Palestrat dhe sallonet e bukurisë mund të hapen në të gjithë vendin dhe të gjitha dyqanet do të hapin dyert e tyre përsëri

Britanikët do të jenë në gjendje të shkojnë për të parë ndeshjet e futbollit në nivelet më të ulëta nga 2 dhjetori e tutje

Britanikët e moshuar do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpitë e kujdesit për të kaluar Krishtlindjet me familjen pjesëtarët kanë rezultuar negativ në testin e koronavirusit.

Dasmat do të lejohen të zhvillohen me 15 të ftuar por organizimet janë të ndaluara në nivelin 3

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?