Foto ilustruese

Bota

Britania ‘detyrohet’ të marrë 4 500 afganë, shkak u bë publikimi i listës së personave që kërkuan azil pas ardhjes në pushtet të talebanëve

16 Korrik, 08:32| Përditesimi: 16 Korrik, 10:40

  • Share

Mijëra afganë janë zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet një skeme sekrete, e cila u krijua pasi një zyrtar britanik në ministrinë e Mbrojtjes zbuloi pa dashje të dhënat e tyre, raporton BBC.

Në shkurt të vitit 2022, u publikuan të dhënat personale të gati 19,000 personave që kishin aplikuar për t'u zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan. Qeveria e mëparshme mësoi për shkeljen në gusht 2023, kur disa nga detajet u shfaqën në Facebook. Kështu, 9 muaj më vonë u krijua një skemë e re zhvendosjeje të atyre që ishin në listën e publikuar dhe deri më tani 4,500 afganë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Por ekzistenca e rrjedhjes së informacionit dhe zhvendosjeve u mbajtën sekret pasi urdhrit që të ndalohej të bëhej publike. Detajet e shkeljes së madhe të të dhënave, reagimi dhe numri i afganëve që iu dha e drejta për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar, dolën në dritë vetëm të martën, pasi një gjyqtar i Gjykatës së Lartë vendosi që urdhri për të heshtur duhet të hiqet.

Rrjedhja e informacionit përmbante emrat, të dhënat e kontaktit dhe disa informacione familjare të njerëzve që potencialisht ishin në rrezik dëmtimi nga talebanët. Skema sekrete, zyrtarisht e quajtur Rruga Afgane e Zhvendosjes, ka kushtuar 400 milionë paund deri më tani dhe pritet të kushtojë edhe 400 deri në 450 milionë paund të tjera.

Duke folur në Dhomën e Komunave, Sekretari i Mbrojtjes John Healey kërkoi ndjesë për afganët, detajet e të cilëve ishin përfshirë në rrjedhjen e informacionit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?