Foto ilustruese

Britania ndryshon ligjin, i jep përparësi kërkesave për azil nga shqiptarët

22 Korrik, 16:38| Përditesimi: 22 Korrik, 16:49

  • Share

Laburistët do t'i japin përparësi kërkesave për azil të atyre nga vendet "të sigurta" në përpjekjet për të përballuar numrin e madh të rasteve, pas anulimit të planit të Ruandës.

Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper do të prezantojë një legjislacion të ri që do të fillojë një procedurë të përshpejtuar për shqyrtimin e kërkesave për azil të emigrantëve që kanë mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Këshilli i Refugjatëve vlerëson se do t'u jepet azil rreth 90,000 emigrantëve, pavarësisht se kanë hyrë ilegalisht në Britani, 36,000 prej të cilëve jetojnë aktualisht në hotele që i kushtojnë taksapaguesve britanikë 2.9 milionë paund në ditë, shkruan e përditshmja The Telegraph.

Zyrtarët pritet t'u japin përparësi azilkërkuesve nga vendet të cilësuara “të sigurta” si Vietnami, Shqipëria, Egjipti dhe India, që përbëjnë edhe 30% të shifrës së përgjithshme të azilkërkuesve.

Gazeta gjithashtu kupton se masa nuk do të kërkojë ndonjë ndryshim në Aktin e Migrimit të Paligjshëm të Rishi Sunak, i cili u miratua vitin e kaluar.

Kjo për shkak se ish-kryeministri nuk aktivizoi kurrë dy elementë të aktit - që çdo kërkesë për azil e bërë në 18 muajt e fundit do të konsiderohej e papranueshme dhe ato më pas do të deportoheshin në Ruandë - gjë që do të kishte penguar zbatimin e planeve të Laburistëve.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?