Britania rikonfirmoi non gratën për Berishën, Poli Hoxha në 'Frontline Interview': Pagoi zyrën nga më të shtrenjtat në botë! Procese të tilla shkojnë deri 1 mln paundë

18 Qershor, 19:30| Përditesimi: 18 Qershor, 20:00

  • Share

Apeli londinez rikonfirmoi non gratën për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Megjithatë ndryshe nga disfatat në gjyktata ndërkombëtare dhe ato gjykata në Shqipëri të mbështetura nga ndërkombëtarët si SPAK apo GJKKO, Berisha ia del të triumfojë në gjykatat e tjera si apeli në Tiranë ku mori vulën e Partisë Demokratike.

Analisti Poli Hoxha shprehet në ‘Frontline Intervieë’ Report Tv për Marsela Karapançon se SPAK dhe GJKKO vijojnë të njëjtën linjë refuzimesh ndaj ankimimeve të Berishës në prag të djegies së mandatit të tij si deputet.

'Kjo situatë është thënë edhe në një gjyq më parë. Është diskutuar nga SPAK që të kërkojë një masë më shtrënguese. GJKKO është informuar për të gjithë shkeljet. Është arritur deri aty sa janë futur njerëz në shtëpinë e Berishës. Ka patur një komunikues SPAK dhe GJKKO dhe Policisë së Shtetit, pasi mbarëvajtëse është policia. Në këtë kuptim më shumë faj se Berisha ka faj policia e shtetit, që e mbarëvan. Me ç’di unë, është një refuzim në të njëjtën linjë me refuzimet e mëparshme. Sot kishte rëndësi publike pasi është disa ditë para djegies së gjashtë mujorshit. Masa nuk është për klubin Partizani, është për shkeljen, refuzimin e Berishës për tu paraqitur në Prokurori.'

Sipas tij, parlamenti nuk duhet t’ia heq mandatin Berishës pasi në seanca nuk ka munguar prej vullnetit të tij por prej vullnetit të SPAK.

'Për mendimin tim parlamenti nuk duhet t’ua heqë mandatin. Nuk është kjo arsyeja e heqjes së mandatit të një deputet. Nuk është se e ka braktisur punën. Dhe kjo nuk i ndryshon gjë parlamentit. Berisha duhet të jetë dhe është deputet, ka munguar jo për vullnetin e tij personal, por për vullnet të SPAK. Mazhoranca përsëri do ta përdor Berishën si një lloj kauze për tu marrë gjithë kohës me të. Kam idenë që do t’ia heq, e më pas do çohet në Gjykatë Kushtetuese, e ka mundësi që kushtetuesja t’ia kthejë mandatin Berishës. Kjo situatë do i shërbej mazhorancës që debatet të jenë të fokusuar drejt opozitës.'

Më tej, ai vijon se debati publik në Shqipëri është kufizuar vetëm tek Berisha, e ky qerthull i shërben Ramës dhe Berishës për pazaret e tyre.

'Në këtë qerthull na ka futur edhe ne. Për 3 vjet rresht na ka marrë malli të bëhet një emision të kemi përballë një ministër, drejtor, bashkiak. Vetë politika është futur në këtë lloj qerthulli. I gjithë debati është drejtuar tek Berisha dhe kështu kemi rënë në një vallë dyshe, në një tango ku votojnë ato marrëveshjet, amnistitë.'

Hoxha vëren paradoksin e gjyqeve të Berishës jashtë e brenda Shqipërisë.

'Duket sikur Berisha humbet gjyqet por nuk është se nuk fiton fare. I humbet gjyqet me ndërkombëtaret, edhe me derivatet e tyre si SPAK. Dhe fiton këto gjyqet e tjera si Apeli këtë radhë, do të thotë që ka diçka që nuk shkon me drejtësinë amerikane, franceze.'

Sakaq, për procesin gjyqësor në Britani, Berisha sipas analisiti ka paguar një zyrë avokatie nga më të shtrenjtat në botë që për procese të tilla kundër shtetit i kalon edhe 1 milionë paundët.

'Nuk diskutohet, se është kthyer në një moment mendor. Zyrat, avokatët janë më të shtrenjtët në Britaninë e Madhe. Nga më të shtrenjtat në botë. Për procese të tilla i kalojnë edhe 1 milionë paundët. Janë avokatët që punojnë me orë. Ishte dhe çështje kundër shtetit, vetë shtetit britanik. Zoti Berisha nuk e di pse, vazhdon ta ndjek këtë rrugë, është rasti tipik: Shkon për të bërë vetullat dhe nxjerr sytë. Nga ky proces për ti quajtur shpifje në shërbime u iniciua edhe një operacion, për lidhjet e politikës shqiptare me krimin.'

Homa Office zbuloi edhe detaje se pse është shpallur non grata Berisha ku përmenden edhe piramidat që shkaktuan ngjarjet e vitit 1997.

'Për herë të parë përmenden piramidat. Ku shkuan paratë? Kush ishte roli i Bankës së Shqipërisë, i qeverisë që presidenti që thoshte paratë janë më të sigurtat në Evropë?'

Tjetër çështje për non gratën britanike është edhe Porto Romano, ku përfshihet edhe biznesmeni Damir Fazllic, çështje e cila po hetohet sipas Hoxhës në SPAK.

'Për çështjen e Porto Romanos po hetohet në SPAK. Por nuk marrim përsipër të themi çfarë ndodh brenda SPAK. Ka nxjerrë shumë historira, të cilat ndoshta ishin të fjetura. Më shumë bujë ka kjo çështje në mediat prestigjioze britanike se sa këtu në Shqipëri.'

Hoxha analizoi edhe sjelljen e Metës së fundmi, e cila është radikalizuar sërish pasi shkoi në SPAK.

'Ilir Meta i dha këto deklarata pasi doli nga SPAK. Të gjitha zhvillimet politike në Shqipëri kanë lidhje me atë godinë që quhet SPAK. Hidhi të mbyturit edhe ca ujë më shumë si këto akuza. Zoti Meta tregoi me akuzat, që kuptoi ashtu siç tha edhe vetë i hoqën të gjitha edhe çelësat. E kanë investiguar thellësisht edhe familjarët. Duke parë këtë status, këto deklarata janë të kuptueshme. Janë të rrezikshme, por duhen marrë seriozisht, pasi nëse e bëj unë për 3 minuta më vijnë poshtë. Edhe për Berishën, i thyen masat dhe nuk merren masa. Disa janë më të barabartë përpara ligjit.'

Së fundmi, analisti dha edhe një parashikim për ndeshjen e nesërme të Shqipërisë ndaj Kroacisë.

'Nesër, me dëshirore 2-1, atë që na bëri Italia.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trrnakop Kacija: 18/06/2024 21:56

    Kaq fuqi nuk paska SPAK dhe GJKKO per kete palaco saqe fut njerez ne shtepi, mbledh njerez poshte shtepise bertet me altoparlant duke prishur qetesine ne komunitet qe mund te kete edhe te semure qe duan qetesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?