Britania sanksionon zëdhënësen ruse, Maria Zakharova

29 Shtator 2023, 14:33| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 14:34

  • Share

1695990812_zak.jpg

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj Moskës për zgjedhjet "e rreme" në territoret ukrainase të aneksuara vitin e kaluar në një referendum dhe në Krime, duke synuar jo vetëm Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por edhe zëdhënësen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.

Zakharova e njohur në mediat perëndimore si protagoniste e diskutimeve të ashpra me gazetarët britanikë gjatë konferencave për shtyp. Në shënimin e publikuar nga Ministria e Jashtme, zyrtarët rusë akuzohen se "kanë vepruar drejtpërdrejt për të dobësuar Ukrainën dhe kërcënuar integritetin e saj territorial".

Për Sekretarin e Jashtëm britanik, James Cleverly, "zgjedhjet e rreme të Rusisë janë një përpjekje transparente dhe e kotë për të legjitimuar kontrollin e saj të paligjshëm mbi territorin sovran të Ukrainës".

Britania shtoi se nuk do t'i njohë kurrë pretendimet e Moskës për territoret në fjalë, Krimenë (e aneksuar në 2014), Zaporizhzhia, Donetsk, Luhansk dhe Kherson, të janë nën kontrollin rus që prej vitit të kaluar pavarësisht konfliktit me Kievin.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina sulmon me dronë rajonin e Belgorodit! Putini kërkon ndihmë nga ish-togeri i Prigozhin për trajnimin e vullnetarëve të rinj


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?