Britania teston terapinë e anti-trupave, ‘imunitet i menjëhershëm’ të ekspozuarve ndaj Covid-19

26 Dhjetor 2020, 17:58| Përditesimi: 26 Dhjetor 2020, 18:03

  • Share

Në një kohë kur vendi po përballet me një fluks të ri rastesh me variantin e ri të COVID-19,  shkencëtarët britanikë po zhvillojnë një trajtim të ri anti-trupash që jep i imunitet të menjëhershëm personave të ekspozuar ndaj Covid-19, ka nisur të testohet nga shkencëtarët në Britani.

Terapia me antitrupa do ti jepte një imunitet të menjëhershëm dhe mund të përdoret si trajtim e për pacientët e shtruar në spital apo kategoritë në rrezik. Ilaçi është krijuar nga University College London Hospital dhe nga AstraZeneca.

Mjekimi do të ishte mbrojtja më e re afatgjatë për pacientët që nuk mund të marrin vaksinën, duke mundur ndoshta të shpëtojë mijëra jetë.

Ekspertët theksojnë se nëse rezulton i suksesshëm, mjekimi mund të jepet si trajtim emergjence ndaj pacientëve në spital, rezidentëve të shtëpive të të moshuarve dhe studentëve të universitetit për parandalimin e përhapjes së virusit.

Studiuesit britanikë kanë injektuar tashmë dhjetë persona me mjekimin e ri duke shpresuar që ai të mbrojë nga Covid-19 për gjashtë muaj deri në një vit.

 Nëse do të marrë dritën jeshile, mund të vihet në dispozicion për përdorim duke filluar nga periudha mars-prill.

Në të njëjtën kohë po kryhet edhe një testim klinik i quajtur Provent, për të provuar përdorimin e anti-trupave te njerëzit që nuk mund të marrin vaksinën, siç janë njerëzit me sistem imunitar të kompromentuar apo ata që rrezikohen prej sëmundjeve bashkë-shoqëruese.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?