Britania zgjedhje të parakohshme, avokat Hasani analizon qeverinë e Rishi Sunak: Dështoi me politikën për emigrantët e paligjshëm

23 Maj, 14:15| Përditesimi: 23 Maj, 14:22

  • Share

Britania e Madhe shkoi në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndërsa votimi mbahet më datë 4 korrik. Ndërsa kryeministri Rishi Sunak shpalli ditën e zgjedhjeve, sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ishte në Tiranë dhe u detyrua të largohet më shpejt nga çfarë kishte parashikuar në axhendë.

Avokat Naim Hasani i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, foli për arsyet përse Britania e Madhe shkoi në zgjedhje të parakohshme. Ai rendit disa prej pakënaqësive të britanikëve, por me e rëndësishmja sipas tij është politika e dështuar për emigrantët e paligjshëm.

“Ky vendim është i vonuar, se qytetarët britanik mezi prinin të kishin një datë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Situata ka vazhduar të përkeqësohet nga ana ekonomike. Kanë qenë një mori premtimesh të partisë konservatore që nuk janë mbajtur, qytetarët janë përballur me rritjen e kostos  së jetesës, rritjen e kostos së kredive, probleme me shëndetin publik. Kanë qenë një numër problemesh, sidomos ardhja e emigrantëve të paligjshëm, politika e dështuar për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda”, tha Hasani.

Ndryshe nga konservatorët të cilën duan të dërgojnë emigrantët e paligjshëm në Ruanda, Hasani thotë se laburistët nëse vijnë në pushtet kanë premtuar se do ta anulojnë këtë politikë.

“Laburistët e kanë bërë të qartë se nëse vijnë në pushtet, politika e dërgimit të emigrantëve të paligjshëm në Ruanda do të anulohet, do luftojë trafikantët që organizojnë trafikun e qenieve njerëzore, duke ngritur një strukturë të veçantë për mbrojtjen e kufirit duke bashkëpunuar ngushtë me partnerët europianë.

Dje ishte ditë historike, sepse të gjithë prinin që të caktohej data e zgjedhjeve, pritej që zgjedhjet të zhvilloheshin në tetor ose nëntor, askush nuk e priste që do zhvilloheshin pas 6 javësh”, tha Hasani.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 23/05/2024 15:37

    Qeveria ka deshtuar sepse ekonomia po shkon keq e mos me keq ne Britani jo sepse po i plas njeriut per emigrantet , por edhe qe eria qe do te vije mos mendoni se do re ndryshoje situaten e veshtire ekonomike qe ka pllakosur ishullin britanik . Kjo tregon qe vendet perendimore do ta kene shume te veshtire tani e tutje sepse po e humbin terrenin ne fushen nderkombetare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?