Bota

Britani-Holandë, pas tragjedisë së Essex, 25 emigrantë në një konteiner frigoriferik, shmanget tragjedia

20 Nëntor 2019, 09:24| Përditesimi: 20 Nëntor 2019, 09:29

  • Share

25 emigrantë të paligjshëm u gjetën të mbyllur brenda një konteineri frigoriferik në një traget që po udhëtonte nga Britania e Madhe drejt brigjeve holandeze

Sipas policisë, disa prej emigrantëve ishin në gjendje të rënduar shëndëtsore dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Policia hollandeze njoftoi se trageti u detyrua të akostohej menjëherë në portin e Vlaardingen.  

Mes emigrantëve nuk kishte viktima dhe ende nuk është bërë e ditur kombësia e tyre.

Muajin e kaluar 39 migrantë, Vietnamezë dhe Kinezë, u gjetën në vdekur brenda një konteineri frigoriferik që ishte nisur nga Bullgaria dhe kishte për destinacion Britaninë e Madhe.

Dy javë më vonë, dyzet refugjatë të tjerë, kryesisht afganë, u gjetën të të mbyllur brenda një kamioni në Greqi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?