Britanikëve 'u bie pija në kokë', të rinjtë e dehur rrahin e plagosin 22 agjentë policie (FOTO)

26 Qershor 2020, 16:57| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 17:08

  • Share

Ndoshta mbyllja prej tre muajsh për shkak të koronavirusit ‘u ka rënë në kokë’ britanikëve, ose ndoshta edhe për shkak të të nxehtit i përzier me shumë konsumim birre...

Dje në mbrëmje, në Brixton, një lagje të Londrës një "parti rruge" u shndërrua e dhunshme ku u përfshinë qindra njerëz të dehur dhe ekzaltuar.

Ndërhyrja e policisë bëri të mundur që vetëm pas disa orësh gjendja të rikthehej në normalitet por me dëme të konsiderueshëm: 22 policë mbetën të plagosur

Trazirat dhe dehja masive kanë ndodhur edhe në Bournemouth, një vendpushim bregdetar dhe bëri që kryebashkiaku të shpallte për disa orë Gjendjen e Jashtëzakonshme

Të gjitha këto ngjarje kanë të përbashkët temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin: 32 gradë të mërkurën dhe të enjten, që së bashku me lehtësimin e masave kanë bërë që plazhet të mbipopullohen nga  mijëra persona.

Mediat britanike flasin për një super të shtunë, e cila kërcënon seriozisht të transformohet në një dehje kolektive për të harruar Covid 19, me rrezikun për episode  të reja dhune, dhe një vale të dytë infektimesh.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?