Sociale

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

5 Tetor, 16:59| Përditesimi: 5 Tetor, 17:07

  • Share

Një koncert bamirësie në ndihmë të grave të burgosura dhe familjeve të varfra u organizua në qytetin e Oxted, në Mbretërinë e Bashkuar.

Recitali me piano dhe flaut u organizuan nga Robert Cook, një qytetar britanik që ka jetuar 22 vite në Shqipëri. Cook është rikthyer prej pesë vitesh në Britani bashkë me familjen, por vazhdon të kontribuojë për vendin tonë përmes veprimtarive humanitare.

Në këtë mbrëmje morën pjesë edhe studentë shqiptarë, si dhe vajza 13-vjeçare e familjes. Gjatë koncertit u ndanë dy histori reale: njëra tregon sfidat e një familjeje shqiptare në kushte të vështira, ndërsa tjetra shpjegon mënyrën se si fondet e mbledhura ndihmojnë gratë në burgjet shqiptare.

Ky ishte viti i dytë që familja Cook organizon një koncert të tillë, ndërsa synon që ai të bëhet traditë, duke bashkuar komunitetet shqiptare dhe britanike në mbështetje të kauzave bamirëse.

Xh.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?