Britani/ Mjekët kërkojnë mbajtjen definitive të orës dimërore: Ora verore e dëmshme për shëndetin

24 Tetor, 16:13| Përditesimi: 24 Tetor, 16:49

  • Share

Ndryshimi dy herë në vit i orës ka pasoja në shëndetin e njeriut më shumë sesa mund të imagjinohet, ndaj shoqata e njohur e njerëzve të mjekësisë në Britani British Sleep Society i ka kërkuar qeverisë që të mbahet gjithnjë ora dimërore.

Ky ndryshim, i propozuar që të përkojë që me ndryshimin e orës këtë javë në orën standarde, synon t'i japë fund ndërrimit të orës dy herë në vit, një zakon që konsiderohet i dëmshëm për gjumin dhe mirëqenien e përgjithshme.

Ekspertët në British Sleep Society mbështeten në kërkime shkencore që nxjerrin në pah problemet e shkaktuara nga ora e verës. Sipas Eva Ëinnebeck, bashkëautore e një studimi të botuar në Journal of Sleep Research dhe studiuese në Universitetin e Surrey, ndryshimi i orës ndryshon oraret tona ditore, duke detyruar shumë njerëz të zgjohen dhe të përballen me ditën në kushte me dritë të ulët.

“Drita natyrale e ditës në mëngjes është thelbësore për ruajtjen e përshtatjes së orës së trupit tonë me ciklin ditë-natë, gjë që është kritike për gjumin optimal,” thotë ajo.

Propozimi i Shoqërisë Britanike të Gjumit për të miratuar përgjithmonë orën standarde pasqyron shqetësimin në rritje për efektet negative të ndryshimit të kohës në shëndet. Ndryshimi i akrepave të orës mund të prishë ritmet cirkadiane, duke çuar në rritje të stresit, ankthit dhe problemeve shëndetësore afatgjata.

"Sa herë që lëvizim orën, ne ndërhyjmë në ciklin tonë natyror," shtoi Ëinnebeck.

Në shekullin e 20’ konkretisht në vitet 70’ ndryshimi i orës u ndërmor për herë të parë në të gjithë botën.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Orendreqes Beni: 26/10/2024 15:45

    Mjekeve po ju shkon goja mbrapa veshit, ppr nuk po i degjon njeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?