Momente gjatë vjedhjes në market në Britani

Bota

Britani/Punonjësit 'heronj' bëjnë të largohet hajduti duarbosh pasi i hedhin piper në sy/VD

25 Prill 2018, 18:43| Përditesimi: 25 Prill 2018, 19:00

  • Share

Britani e Madhe-Një burrë i maskuar dhe me thikë në dorë ishte futur brenda një marketi për të kryer një plaçkitje, por aty hasi në rezistencë nga punonjësit.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur punonjësit i hedhin piper të kuq në fytyrë me qëllim që të largohet, edhe pse vazhdimisht i vërsuleshin me karrige dhe shkop të hekurt. Ngjarja ka ndodhur në Angli, ndërsa plaçkitësi është identifikuar si Christian Callaghan, 45-vjeç, i cili pas disa sekondave orvatje me punonjësit e marketit arrin ta kapë arkën me para dhe të dalë jashtë.

Dhe në momentin që tenton të largohet me biçikletë, ata i vërsulen duke ia mbushur fytyrën me piper të specave djegës. Si rezultat i djegies së madhe të syve, ai u detyrua ta lëshojë në tokë arkën dhe të largohet duarthatë.

Mediat angleze raportojnë se punonjësit në market në fakt ishin burrë e grua, ndërsa plaçkitësi është kapur nga policia.

Komento

Komente

  • hajduti: 27/04/2018 19:04

    kesaj i thone te jesh grabites me biciklete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?