Bota

Britney Spears kërkon t'i japë fund kujdestarisë së babait: Më detyronte të merrja ilaçe që të ndihesha si e dehur

24 Qershor 2021, 19:22| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 19:46

  • Share

Me lot në sy ylli i pop-it Britney Spears, i ka kërkuar gjykatësit t’i jap fund kujdestarisë të babai të saj. “E vetmja gjë që dua është të më ktheni jetën time”

Prej 13 vitesh babai i Britney ka fituar kujdestarinë nga gjykata. “Dua më shumë se çdo gjë të marri fund kujdestaria ime. Më bën më shumë keq se sa mirë. Kam të drejtën të kem një jetë. E vetmja gjë që dua është të mund të kem lekët e mia.”, thotë ajo.

Gjatë fjalës së saj për gjyqtarin, ylli i popit tha se për një kohë të gjatë babai i saj e detyronte të merrte ilaçe që e bënin atë të ndihej si e dehur. 

“Ndihesha si e dehur. Nuk mund të flisja me asnjë nga familjarët e mi për asgjë”.

Por fansat dhe njerëzit e saj të dashur me parulla neper duar “Lironi Britney”, pushtuan rrugët rreth gjykatës, për t’i treguar se edhe në ditët më të vështira ata nuk e lënë vetëm.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?