Fryma antiamerikane që kërkojnë të ndërtojnë disa figura që të qenit sharlatan e kanë në përpjesëtim të drejtë me të qenit të korruptuar dhe të pandëshkuar tashmë ka filluar sërish të jetë agresive.
Janë maskilistë të fëlliqur pasi ne që njohim se si funksionon mendësia e ngushtë e inferiorëve agresivë shqiptarë e dimë që nëse Ambasadori USA nuk do ishte zonjë por do të ishte zotëri, këta kodoshë në majë të plehut do e kafshonin gjuhën përpara se të kakarisnin,fyenin dhe propozonin ndëshkime dhe masa alla haxhiqamiliste.
Ambasadori Rajerson në fushatën elektorale të Marsit 1992, u pozicionua hapur në krah të Berishës, në çdo miting, thirrje dhe fjalim ai ishte krah tij. Duke ju bërë thirrje shqiptarëve që mos të votonin Partinë Socialiste të kryesuar nga Fatos Nano por të shkëputeshin nga e kaluara dhe të votonin Sali Berishën dhe partinë e tij. Kjo ishte në atë kohë politika amerikane, vizioni dhe kontributi i saj.
Politika amerikane është e qartë për aleatët, politikat, përkrahjet dhe ndëshkimet që ndjek dhe pse i ndjek.
Por sharlatanët shqiptarë sidomos ata që mosndëshkushmëria e korrupsioneve kriminale që kanë bërë kur rrinin në krye të qoshesë i ka bërë trimosha kanë 7 standarde, harrojnë Ambasadorin Rajerson, harrojnë Ambasadoren Mariza Lino, harrojnë gjithçka dhe çdo gjë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë dhe bëjnë për Shqipërinë. Pasi ata pavarësisht se nuk e thonë, marazin, mllefin dhe gjithë reagimin antiamerikan e kanë fillim e mbarim me Reformën në Drejtësi. Që për fatin e tyre dhe fatkeqësinë e shqiptarëve nuk ka funksionuar si duhet, se ndryshe ata, trimoshat e korrupsionit dhe të tastierave sot duhet të ishin të ndëshkuar maksimalisht, kurrsesi nuk duhet të ishin një model siç janë, ta pandëshkueshëm dhe agresivë.
Deklarata e Ambasadores Yuri Kim për të propozuarit e Berishës është në vazhdimësi dhe koherencë të çdo qëndrimi që Departamenti Amerikan i shtetit ka mbajtur që ditën që Berishën e deklaroi person non grata.
Deklarata e sotme e Ambasadores USA ishte një shpullë dhe një paralajmërim i fortë dhe për partinë biznes të Metës dhe Ndokës, të cilët bashkë me Berishën kanë koncentruar qelbin e politikës shqiptare në të ashquajturën shtëpia e mëkatit.
Pavarësisht zhurmës, memeve ordinere dhe diskriminuese, një grusht sharlatanësh pseudo sovranistë nuk zbehin dot shpirtin pro amerikanët shqiptarëve, shqiptarë që ndryshe nga ata janë të vetëdijshëm se pa rolin e Amerikës, sidomos Shqipëria 30 vjeçare do ish një plaçkë e shqyer nga plangprishësit e saj më të ligj.
Rajerson eshte nje nder ambasadoret me te mire amerikan qe ka ardhur ne shqiperi. Ai ishte i pari ambasador post komunist, solli sekretarin e shtetit Bejker,dihet çfar pritje i bene shqiptaret, ai sa ishte ambasador fliste vetem per liri demokraci,ekonomi tregu dhe vote te ndershme dhe zgjedhje te lira e demokratike. Ai nuk ishte profet per te dalluar kush politikan shqiptar ishte komunist,ballist etj, i beses apo kush ishte beseprere, por po te gjykojme tani pas 30 vjetesh na rezultojne te gjithe politikanet qe kane drejtuar kete vend te pa bese dhe zhvatsa,interesaxhi,te dobet,pa kulture njerezore, qe pasi i kemi shpallur borerisht amerikanet miç dhe ju kemi kerkuar kontroll financim dhe udheheqje te disa ligjeve me mjaft rendesi qe kiahon lidhje me ekzistencen si shtet, pasi ishte bere rrumpalle, (shiko i milionat e gjyqtareve e prokuroreve) kur ata kritikojne apo shpallin non grata ndonje te superkorruptuar,te njohur boterisht, ndonje qe hiqet edhe si i ndershem te ve ne siklet me fjalet çfar po bejne ambasadoret e shba, ne jemi vendi me pro amerikan ne bote, dmth edhe po te vjedhim,zhvasim,etj, nuk duget te na i vejne ne dukje amerikanet pasi ne jemi pro amerikane. Pra kur na preket interesi, edhe pse pushtetaret e kane rrenuar kete vend flasin ne emer te sovranitetit apo nderhyrje ne punet e brendshme, nderkohe qe vete pushtetaret sovranitetin e vendit ja kane dekeguar NATO-s, dmth SHBA.
PërgjigjuSot ne vitin 2022, eshte jo thjesht injorance ekstreme dhe tregues i skajshem i servilitetit ndaj "te jashtmeve" te konsiderosh "sharlatan" nje veprim ku nje individ ose grup inividesh ne nje shtet te caktuar, ne baze dhe konform ligjeve ne ate shtet, si dhe organeve te atij shtetit kompetent per zgjedhjet, merr pjese ne nje proces kushtetues dhe ligjor zgjedhor. Ketu nuk eshte dhe as diskutohet fakti qe "armiku eshte antiamerikan". Edhe sikur, te qenurit anti apo jo amerikan a gjerman a anglez a kushdo emer shteti i huaj qofte nuk eshte standarti ne te cilen populli i Shqiperise eshte organizuar permes Kushtetutes se tij. Ajo qe kemi pare dhe degjuar ne psh Presidenti Biden eshte se kundershtari per to eshte Putin. Nuk kemi pare apo degjuar ndonjehere qe aj eshte Sali Berisha apo Tome Doshi. Eshte per te ardhur keq, dhe e temerrshme sesi infeksioni i korrupsionit ka depertuar kaq thelle jo vetem ne shoqeri por vecanerisht ne ate pjese te saj, gjoja me pergatitje apo njohje juridike. E cila ne vend te jete mbrojtese e parimeve kushtetuese dhe ligjshmerise rreshtohet sa ne njeren dhe tjetren ane si nje tregtar i qelbur qe enderr ka vec parane.
PërgjigjuUne nuk do te vinja shenje barazimi mes Rajersonit dhe Juri Kim.Rajersoni eshte autor apo regjizor i gjirhe shkaterrimeve te 199-1997."...do ti bej shqiptaret te hane me gavete ne dore ne rradhe ne menxat sociale"keto Jane fjalet e tij .Juri Kim nuk i ka thene e nuk ka mbajtur qendrime te tille,pavarsisht ndonje teperimi,sipas gjykimit tone.
Përgjigju