Juristja Brizida Gjikondi teksa bëri komente për vendimin e gjyqtares Iliriana Olldashi për të liruar nga burgu dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi i akuzuar për korrupsion në aferën e provatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka folur edhe për lidhjet shoqërore mes gjyqtares dhe vajzës së Berishës, bashkëshortes së Malltezit. Sipas saj prova për gjyqtaren është pas tre ditësh, pasi ajo ka në dorë edhe vendimin për Berishën. Juristja deklaroi se gjyqtarja njihet si shoqe e Argita Berishës, vajzës së Sali Berishës.
"Politika ka zgjatuesit e vet në gjyqësor, në prokurori, qoftë dhe në strukturat e reja që kanë dalë nga Reforma në Drejtësi. Unë i njoh personazhet që u kualifikuan në GJKKO dhe në SPAK. Zonja Olldashi njihet si pjesë e shoqërisë së vajzës së zotit Berisha. I ra me short si dosje, por mesa u vura në dijeni është bërë një apel kundër këtij vendimi. Ky është një vendim i rrëzuar që nga momenti që ajo ka një konflikt të pastër interesi pasi ka blerë një nga shtëpitë që ka shitur vetë Jamarbër Malltezi. Ajo banon në një kompleks që quhet si vepër krimi, vepër e pastrimit të parave. Nuk mendoj që është vetëm kurajë e madhe, por edhe kapje e madhe. Pika e nxehtë për këtë gjyqtare në fakt është pas tre ditësh kur do japë vendimin për Berishën. Në rast se ajo ia heq masën edhe Berishës, kam përshtypjen që do justifikojë emrin kamikaze e familjes Berisha.”, tha Gjikondi e ftuar në Shqip në DritareTv. /Dritare
Sa me fat kodoshi qe i paska ra shorti me kete gjyqtarese ne te kundert do ishte prapa hekuave akoma haha.
PërgjigjuNuk arrestohen trimat...
PërgjigjuKshu pra jeni te gjithe: shoqe te Argites, kamikaze te Berishes, ose shoqe te Ballukut, kamikaze te Rames. Nuk ma rendesi ne cilen ane.jeni sa kohe jeni te zhytur ne te njejten grope me m..t
PërgjigjuMos fol ma same shit, different toilet
Kurse ajo që e burgosi JM është dashnoja e shefit të gjatë…!!!
Përgjigju