I dashur Noizi ! Se kisha menduar ndonjëherë që do ulesha të të shkruaja, ndjesë që të drejtohem me llagapin e artit, dhe ndjesë që llagapin sta shkruaj anglisht siç ti e mban, por jam pak fanatike, kombtarisht sidomos.
Jam nënë e dy djemve, te dy pa mbushur 30 dhe kane kaluar 20, në shtëpinë tonë muzika është e pamëshirshme, rap sidomos, si në shumicën e shtëpive me djem. 2pac, Notorius B.I.G, Eminem… deri mgk, nf etj etj..
Tekstet janë frymëzuese, ironike, anti regjim, shpesh dhe anti prindër… po asnjë, absolutisht asnjë nuk arrin të cakisë, vulgaritetin më ekstrem sic bëjnë tekstet e disa këngëtarve shqiptarë. Ti tashmë je 36 vjec, me plot gojën quhesh meso burrë, këngët e tua dikur kishin mesazhe, frymëzuese, Malet e Dibrës për shëmbull ose Sikur tputhi qielli tokën.. etj
Por tani..
Ah tani një tmerr i vërtetë..
Kjo është edhe arsyeja që po të shkruaj…
Ti përfaqëson një figurë publike, të kësaj epoke. Ndaj dhe ajo që shkruan e këndon ti drejton ose shtrëmëbron akoma më shumë shpirtrat e të rinjve shqiptarë.
Këngët e tua të fundme që bucasin nëpër klube, makina etj, ndjesë që ta them troç janë mjerane.
Këngë që frymëzojnë zhbërje ulëritëse vlerash, ku fjalët fillojnë e mbarojnë me përdorim imoral të trupit të femrës, hyjnizim vulgar të lekut, ku në ekran shpërthejnë femra që trajtohen si prostituta, makina gjoja super të shtrenjta, badigard.. dhe idolizim i vetes duke puthur deri dhe veten ne pasqyre, tekst vulgar ripërsëritës për të mbushur refrenin dhe në fund një asgjë që vret më shumë se heshtja.
Repi është krijuar për të shprehur revolt, ironi, mllef, .. po në Shqipëri jo.
Askund nuk flet për shqiptarët, ata të rinjtë e vërtetë, ata që varen poshtë kamionave për të shkuar matanë, ata që punojnë korrierë picash mesantës rrugëve të zymta të qytetit, ata që punojnë në miniera, ata që lekun se kanë letër por e kanë gjak.. ose qofte dhe kenge kunder policise.. spiunave.. ose regjimit (por jo te porositura nga regjimi tjeter, por nga shpirti rebel)
Ti duhet të përfaqësosh edhe ata, unë spo them të lexosh, por të meditosh të paktën, se cfarë do lësh.. mbrapa…
Të frikshme dhe kancer muzikor do i quaja këngët e fundme..
Në këtë realitet ku krimi dhe jo e mira janë në piedestal, ku leku dhe jo shpirti vlerësohen qoftë dhe me ndihmën tënde.
Këngë që frymëzojne prostitucionin e vlerave dhe pasurimin si qëllim të nxituar dhe me cdo mëkat dhe rrugë dhe jo si mjet jetese të natyrshëm dhe në përpjestim me vlerat..
Platoni.. thotë që “shpirtrat vulgarë nuk kanë të ardhme” ti dikur e ke patur një të tillë.. jo vulgar dhe inspirues.. tani ?
Ah tani…
Mjafton të lexosh teksin e këngës tënde sa më poshtë dhe cdo gjë ska nevojë për koment.
Benzi I ri
Noizy
Pare t'reja benz i ri, benz i ri, benz i ri
Pare t'reja benz i ri, benz i ri, benz i ri
Ti s'e dine me siguri, siguri, siguri
Ti s'e dine me siguri, siguri, siguri
No - as s'du me dit,
Ju jeni krejt dificit
Dhe ma ta dhon benzin
Ju nuk keni pare per benzin
Kur vjen Noizy e djeg çatine
Ik se po vjen zhurma
Po se dine se ku karin do hinë
Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah
Kur na shef thuj mashallah, mashallah, mashallah
uh la la, uh la la, uh la la
Po fitojm like uh la la, uh la la, uh la la
Bravo te lumt
PërgjigjuInjorant, injorant, injorant Fajin e kane ata qe e degjojne dhe e ndjekin kete budalla!!! Keshtu tregohet niveli dhe numri i budallenjve. Ai gjen keta koqet dhe kupton budallallekun e tyre dhe vazhdon merr para!!
PërgjigjuÇdo nivel dhe shtresë sociale dëgjon muzikën që i përshtatet. Tregu është i lirë dhe kush do të dëgjojë Noizin e dëgjon se është i njëjti nivel. Sot kemi mundësi të shumta zgjedhjeje, por të detyrosh një këngëtar të bëjë muzikë për shtresën tënde, kjo sikur nuk ka kuptim. Bota ka shumë ngjyra, lëreni gjithsecilin të përqafojë ngjyrën e tij...lërini të bëjnë muzikën që duan...
PërgjigjuMe mire ta rilexosh shkrimin e zonjes, s'paske kuptuar gje. Askush nuk kerkon te behet muzike vetem per nje shtrese, por tmerri dhe precedenti qe po krijohet nga keta pseudo kengetare eshte i frikshem. Ata influencojne, si nuk e kuptoni??? Adoleshentet po krijojne modele prej tyre. Jo kancer, po murtaje jane kenget e tyre ne te vertete.
NUK E DI SESI MUND TE DEGJOHEN KENGET E KETYRE RRYPAVE ,NOIZI ,STRESI, CFAR ESHT AI TJETRI DORDOLECI KLEVIO ETJ SE JAN SHUM NGA KETA LLOJ SHPELLARESH ,E KUJT I PLAS PER MAKINAT E NOIZIT E PER FAMILJEN E DEGJENERUAR TE NOIZIT STRESIT , SI MUND TE KET EDUKAT NOIZI ,STERCI E KY VIKTIMA TJETER KUR DALIN E SHAJN ME FJALOR TE NDYR DROGAXHINJ KOMPLET E KUSH FLET ATO FJAL ATA FEMIJ QE JAN RRITUR NGA PRINDER IMORAL DHE PA MORAL ,TI BRISIDA KE TE DREJT POR KETO KENG U DEGJON SOT NJE RINI E MBARUAR KU HAPET MUZIKA DERI NE FUND ME FJALOR BANAL ,KA MBARUAR MORALI SOT DHE EDUKATA , KEMI NJE BREZ QE ME PLOT GOJEN DO TA QUAJA BREZI KANACEVE HASHASHIT DHE DROGES , SA PER NOIZIN ESHT NGA ATA NJEREZ KU FJALEN MORAL NUK E NJOHIN , NJE PORDHAXHI KU SHTEPIN E VET E KA KTHYER NE BORDELLO KU I SHKOJN CDO NAT FUNDERRINAT ,E THEM SE PUNOI NJE KOMSHIA IME ISHTE TEK 47 DICKA E TILL SE HALLI TE CON TE PUNOSH KUDO , NJE GRUA E LART DHE ME MORAL POR IKU SHPEJT NGA ATY KU I PASTRONTE FAMILJES SE NOIZIT 6 HYRJE DHE LOKALIN E PERDORNIN SI KAFSH E JEMA E NOIZIT AJO SHPELLARJA PRENDA DHE AI PLEHRA BASHKIMI FILLOI TA NGACMONTE DHE IKU I JEPNIN NJE PAG 250 MIJ PER 14 OR NE DIT ,IKA THA SE ATY ISHTE BORDELLO ,NOIZI NE NJE AN NJE ME FLOK TE KUQE E NJE BJONDE LLOJ LLOJ E SOJ SOJ ,TE BIESH NE DOR TE FUNDERRINAVE GJOJA VIPA DHE IMORAL KETA SHPELLAR .
PërgjigjuGe goditur ne shenje.. po me.ke te flasesh ?? Me.murin??
Me falni ore prinder te dashur por si prisni qe tia u edukojne femijet te tjeret perpara jush. A i keni folur ju femijeve per keto probleme qe ja kerkoni te tjerve. Edukimi fillimisht thone vjen nga prinderit. Sepse aty jashte ka plote "rap" & "hip-hop" qe edukon dhe inspiron. Nese djemte tuaj perlqejne ate rryme muzikore athere kishit bere ju kerkimet tuaja e te dinit cfare tu servirnit djemve per te degjuar. Ata emra qe permendni ju jane nga mesi i listes se teksteve qe jane inpirim te rapit. Djemte tuaj te degjojne Kendric Lamar apo e Nas e shume te tjere. Me mire ti shkruani femijeve tuaj edhe ti ktheni ne nje rruge me frymezuese. Me mire Platonin tia tregoni djemve kur nuk dine me cfare degjojne sesa
PërgjigjuNje kancer me shume metastaza per fat tr keq kjo lloj muziket
Përgjigju