Ana Brnabiç

Brnabiç: Dialogu me Kosovën do të jetë fokusi kryesor i qeverisë së re

14 Janar, 12:34| Përditesimi: 14 Janar, 12:36

  • Share

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në një prononcim për Politico është shprehur se është e nevojshme që të formohet qeveria e re e Serbisë ku fokusi kryesor të jetë dialogu me Kosovën.

“Për të vazhduar punën për integrimet eroupiane, prioritet i qartë i administratës së re, formimi efektiv i qeverisë së re të Serbisë është vendimtar. Vazhdimi i dialogut për normalizimin me Prishtinën do të jetë fokusi kryesor këtu, veçanërisht duke marrë parasysh vendimin e fundit të Beogradit për të lejuar lirinë e lëvizjes së automjeteve me targa të lëshuara nga Prishtina”, tha Brnabiç.

Brnabiç gjithashtu shtoi se duhet të fokusohen edhe në diversifikimin e energjisë, duke ndërtuar mbi arritjet si hapja e gazsjellësit për në Bullgari dhe të vazhdojë me reformat jetike të sundimit të ligjit, duke përfshirë bashkëpunimin e mëtejshëm me ODIHR dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE)”, shtoi ajo.

“Demokracia është shumë më tepër se një ditë zgjedhjesh dhe vendosja e një fletëvotimi në kuti", tha Brnabiç.

Po ashtu shtoi se në procesin paszgjedhor në Serbi duhet të përfshihen të gjithë, përfshirë edhe ata që janë të zhgënjyer me rezultatet zgjedhore.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?