Brohorima dhe flakadanë, boksi 'ndez' Shkodrën! Hysa thyen 'Tyson-in e Ballkanit': I lumtur, kundërshtari shumë më i fortë se unë

26 Korrik 2022, 13:47| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 17:35

  • Share

Një mbrëmje për t’u mbajtur mend ishte e hëna për Shkodrën dhe boksin shqiptar në turneun ndërkombëtar të mbajtur në këtë qytet ku performuan 3 sportistë kuqezi. Fillimisht emocionet e para në ring i dha Arjon Kajoshi, i cili fitoi duelin ndaj boksierit të Bosnjës, Miladin Vranjesh, në peshën 76-kg. Më pas ishte rradha e Alban Bermetës, boksierit të ekipit të Tiranës, i cili tregoi supermaci ndaj Nikolas Paviç.

Me shumë entuziazëm u prit dueli i Nelson Hysës, boksierit shkodran, i cili kishte si kundërshtar boshnjakun Dragan Janjiç ose ndryshe “Tyson i Ballkanit”.

Edhe ‘Tysoni i Ballkanit’ pati të njëjtin fat si bashkëkombasit e tij, pasi Nelson Hysa nuk e kurse.

“Shumë i lumtur për fitoren, pasi ishte një kundërshtar shumë i fortë se unë, shumë më i vlerësuar në rang listë se unë. Faleminderit zotit dhe stërvitjes tonë. Shumë shpejt do ketë gara edhe më të vështira, pork jo ishte një ndeshje e bukur e zhvilluar në Shkodër,”-u mposht Nelson Hysa, boksier.

“Pas shumë vitesh në Shkodër u rikthye edhe njëherë boksi profesionist. Këtë rrugë e kam nisur dhe nuk do e ndërpres, por na mungon diçka. Ishalla do na vijnë sponsor sepse kemi boksier profesionistë shumë të mirë në Shkodër dhe Shqipëri,”-deklaroi Zef Gjoni, trajner boksi.

Ky aktivitet u ndoq nga qytetarë të shumtë në Shkodër të cilët krijuan edhe një atmosferë elektrizuese në mbështetje të boksierëve shqiptarë.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?