Sport

'Broja i ftohtë dhe me shumë personalitet', ish-bomberi i Kombëtares Altin Rraklli: Të isha trajner do e aktivizoja titullar kundër Polonisë

I ri dhe më shumë personalitet, por që duhet patur kujdes për të mos e djegur. Kështu e përshkruan ish-sulmuesi i kombëtares Altin Rraklli ‘bomberin’ kuqezi Armando Broja, që është shndërruar në idhull në tre përballjet e fundit të kombëtares me golat e tij.

Altin Rraklli, ish-futbollist i Kombëtares: “Unë personalisht mendoj që Broja një meritë të veçantë ka që është shumë i ftohtë. Pavarësisht moshës së re ka një personalitet shumë të madh. Kjo edhe për eksperiencën e vogël që ai disponon. Këtë personalitet ai e tregon me veprime personale por edhe me egoizëm ndonjëherë. Të isha unë trajner do guxoja ta fusja titullar me Poloninë, por të shohim çfarë do të bëjë Reja.”

Të mërtën Kombëtarja do ketë përballjen vendimtare kundër Polonisë, që duhet fituar me patjetër për të mos shpresuar te mrekullitë.

Altin Rraklli, ish-futbollist i Kombëtares: “Që është një ndeshje shumë e vështirë këtë nuk ka nevojë ta them unë. Kemi përballë një Poloni që ka lojtarë shumë cilësorë brenda, por nëqoftëse mbani mend ndeshjen e parë në transfertë skuadra polake pati disa probleme në lojë që mund t’I kishim shfrytëzuar më mirë dhe të kishim surprizuar. Po të marrësh nga ana individuale patjetër që Polonia është më superiore se kombëtarja jonë.”

Stadiumi i mbushur me 22 mijë tifoz është një armë plus sipas ish-sulmuesit të kombëtares.

Altin Rraklli, ish-futbollist i Kombëtares: “Në rastin konkret flasim për një ndeshje të vetme, e luajmë në shtëpinë tonë, para publikut tonë. Dihet se tifozët tanë janë super, të zjarrtë, të mbështesin pambarim gjatë gjithë ndeshjes. Uroj që këtë sfidë të jenë më të zjarrtë sepse është një ndeshje e vetme dhe vulosin episode, por edhe mënyra se si e përcepton këtë ndeshje.”

Altin Rraklli ka luajtur me kombëtaren nga viti 1992 deri në 2005 dhe në 63 paraqitje ka realizuar 11 gola.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?