Armando Broja

Sport

'Broja ka vite që s'luan rregullisht', trajneri i Burnleyt i del në krah Armandos: Na duhet durim me të

25 Shtator, 14:33| Përditesimi: 25 Shtator, 14:36

  • Share

Armando Broja nuk po mundet ende të lërë shenjën e tij me Burnley në Angli. Trajneri i klubit, Scott Parker, thotë se sulmuesi i Kombëtares ka nevojë për punë dhe kohë që të arrijë formën e duhur.

Të martën Burnley u mposht 1-2 nga Cardiff duke u eliminuar nga Carabao Cup, ndërsa Broja ishte në fushë për 78 minuta si titullar, por u vlerësua me notën më të ulët.

“Mendoj se duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim me Armandon. Atij i duhet punë pasi në vitet e fundit nuk ka luajtur rregullisht. Të gjithë ne duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim pasi për momentin sulmuesi është në këtë pikë ku është dhe e pranoj se ka nevojë për punë”, tha Scott Parker.

Mes të tjerash trajneri i Burnley tha se 24-vjeçari kishte bërë hapa para krahasuuar me ndeshjen e parë që nisi nga minuta e parë në Carabao Cup.

“Po ta krahasojmë performancën e fundit të Brojës me atë që bëri një muaj më parë ka përmirësim, por ai ka ende shumë nevojë për stërvitje. Ai do të jetë i rëndësishëm për ne këtë sezon pranadaj duhet që të punojë shumë për të na ndihmuar”, tregoi Scott Parker.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?