Pas shumë spekulimeve gjatë verës më në fund është vendosur se ku do luajë Armando Broja sezonin e ardhshëm. Sulmuesi i kombëtares i cili është përfolur për disa ekipe në Premier League si Everton dhe Uest Ham, por edhe Milani dhe Juventusi në Itali, do vazhdojë karrierën te Ipswich në Angli. Klubi i ngjitur këtë sezon në Premier League i ka propozuar Chelseas një huazim të thjeshtë që është pranuar nga londinezët. Madje vetëm për ta larguar, Chelsea do mbulojnë edhe pagën e Brojës te Ipswich.
Broja këtë të mërkurë ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe pritet vetëm firma në kontratë për tu quajtur lojtari i ri i Ipswich. Mes palëve është vendosur edhe një kluazolë, që parashikon blerjen përfundimtare të Brojës. Nëse Ipswich ia del të mbijetojë këtë sezon në Premier League blerja e sulmuesit 22-vjeçar të kombëtares bëhet e detyrueshme për shifrën e 30 milionë eurove.