Marcelo Brozovic

Brozovic ndal Interin dhe përbuz arabët, kroati kërkon Barcelonën

29 Qershor 2023, 15:04
  • Share

Marcelo Brozovic nuk kërkon të shkojë te arabët e Al Nassr, duke përbuzur me disa postime në kanalet e komunikimit një kalim në ligën e Arabisë Saudite. Mesfushori kroat nuk do e kishte problem një qëndrim te Interi, me klubin e Serie A që këkron të përfitojë një shumë të majme nga Brozovic.

Në gjurmët e tij është Barcelona, që kërkon të zëvendësojë Kessie, me këtë të fundit që pritet të shkojë në Arabinë Saudite. Edhe pse Brozovic do përfitonte 30 milionë euro për dy sezone në Arabi, kroati ka ndalur një kalim te skuadra e Ronaldos.

Barcelona kontaktoi agjentin e lojtarit, me këtë të fundit që foli me Interin, teksa dukshëm oferta ishte më e ulët ekonomikisht se arabët, por më cilësore. Me Brozovic që ka ndalur Interin të negociojë me arabët, mesfushori është në pritje të një oferte konkrete dhe negociatave me Barcelonën.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?