Dinari serb

Bruksel, nesër takimi i radhës Kosovë-Serbi për dinarin! BE: Palët të arrijnë një kompromis

14 Maj, 12:05| Përditesimi: 14 Maj, 12:07

  • Share

Nesër mbahet në Bruksel takimi i radhës i delegacioneve të Kosovës e Serbisë për çështjen e dinarit, me shpresën për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme.

Bashkimi Evropian pret që palët të jenë të gatshme për arritjen e një kompromisi.

“Do të vazhdojnë diskutimet për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, për të prekurit nga vendimi i Bankës Qendrore. Presim që 2 palët të tregojnë gatishmëri për të arritur kompromis”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Stano e cilësoi problematikën e dinarit si një largim të vëmendjes nga palët drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve.

Me 12 maj, ka përfunduar periudha kalimtare e Bankës Qendrore dhe nga e diela, euro është valuta e vetme për transaksione në Kosovë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?