Politikë

Shqipëria hap negociatat për grupkapitullin e tretë! Rama: Rruga drejt BE-së vazhdon pa ndalim! Hasani: Reflektim i progresit! Kos: Një tjetër hap drejt Evropës

22 Maj, 18:51| Përditesimi: 22 Maj, 20:47

  • Share

Shqipëria çeli grupkapitullin e radhës të negociatave me Bashkimin Europian, që çon në 4 nga 6 grupkapitujt për të cilat nisin bisedimet. Në Bruksel nga Tirana ishin 3 ministrat që përfaqësojnë vendin në tryezë me BE, ai Punëve të Jashtme Igli Hasani, kryenegociatorja Majlinda Dhuka dhe ministrja Adea Pirdeni.

“Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, është grupkapitulli që Shqipëria hap nga 6 në total, duke kaluar në renditje edhe para Serbisë e cila i ka çelur negociatat qysh në vitin 2014-të, e megjithatë as për një dekadë nuk ka arritur t’i hapë të gjithë kapitujt negociues me BE-në.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili kryesoi delegacionin shqiptar në Bruksel thotë se ky hap është reflektim i progresit të Shqipërisë në rrugën drejt BE.  Ai nënvizon gjithashtu se rrugëtimi ynë drejt BE-së nuk ka qenë ndonjëherë kaq i qartë apo më i vendosur.

"Një gurthemel i ri i hedhur me hapjen zyrtare të Grup-Kapitullit 3 - Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse - gjatë Konferencës së 5-të Ndërqeveritare të mbajtur në Bruksel. Hapja e 8 kapitujve të rinj sot reflekton progresin e bazuar në meritë të Shqipërisë dhe është një tregues i qartë se sa shumë kemi arritur brenda një kohe shumë të shkurtër.", shprehet Hasani.

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi sot ritmin e lartë me të cilin po punohet për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së, pas hapjes edhe të grupkapitullit të tretë ditën e sotme në Bruksel. Kreu i mazhorancës reagoi me anë të një postimi në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, duke u shprehur se “rruga e Shqipërisë drejt BE-së vazhdon pa ndalim”.

"Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027”, tha ai mes të tjerash.

Edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, uroi Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë, duke e cilësuar “një hap tjetër më afër bashkimit Evropian”.

“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. Zgjerimi i BE ka të bëjë me përparimin ditë pas dite”, shkruan Marta Kos në rrjetin social X.

Në grupimin 3 përfshihen tetë fusha ose kapituj:
Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)
Kapitulli 16 (Tatimet)
Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)
Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)
Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)
Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)
Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)
Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor).

Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit. 

Me hapjen e këtij grupkapitulli, Shqipëria është më pranë realizimit të vizionit të Shqipërisë 2030, ku përfitimet dhe rezultatet e integrimit në BE mund të aplikohen direkt në jetën e përditshme, me shërbime më të mira, më shumë mirëqënie dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët shqiptarë.

Në 7 muaj, nga Tetori i viti 2024 kur Shqipëria çeli negociatat për grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të “Themeloreve” e deri më tani vendi ka arritur të celë më shumë se gjysmën e kapitujve negociues. Dy grupkapitujt e parë, “Themeloret” dhe “marrëdhëniet me jashtë” u çelën gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e BE-së. Edhe tashmë që presidencën e BE-së e mban Polonia, prej 1 janarit 2025, Shqipëria ka bërë gjithashtu progres me dy grupkapituj të hapur:  Ai për “Tregun e brendshëm” që u çel gjatë konferencës së katërt ndërqeveritare në Luksemburg më 14 prill, dhe kapitulli i radhës që çelet këtë të enjte. 

Dy grupkapitujt e mbetur janë ato të “Axhendës së Gjelbër” dhe “Bujqësisë dhe kohezionit”, ndërsa me bekimin e Brukselit, Shqipëria aspiron të mbyllë negociatat brenda 2027-ës.

Ora 20:30
Rama reagon për hapjen grup-kapitullin e tretë: Rruga drejt Shqipërisë 2030 në BE vazhdon pa ndalim, ritëm tejet i lartë për objektivin e mbylljes së negociatave më 2027

1747427075_edirama.png

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot ritmin e lartë me të cilin po punohet për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së, pas hapjes edhe të grupkapitullit të tretë ditën e sotme në Bruksel.

Kreu i mazhorancës reagoi me anë të një postimi në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, duke u shprehur se “rruga e Shqipërisë drejt BE-së vazhdon pa ndalim”.

“RRUGA DREJT SHQIPËRISË 2030 VAZHDON PA NDALIM! Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin. Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027”, shkruan Rama. 

Postimi i kryeministrit Rama në Facebook
Ora 20:05
Hapja e grup-kapitullit të tretë të Shqipërisë, komisionerja Kos: Urime, një hap tjetër më afër BE-së! Zgjerim do të thotë përparim ditë pas dite

Marta Kos, Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, uron Shqipërinë

Shqipëria hapi sot (22 maj) grupkapitujt e rinj në Bruksel me BE-në.

Në këtë kuadër integrimi, komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, uroi Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë, duke e cilësuar “një hap tjetër më afër bashkimit Evropian”.

“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. Zgjerimi i BE ka të bëjë me përparimin ditë pas dite”, shkruan Marta Kos në rrjetin social X.

Grup kapitulli i tretë, përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.

Postimi i Komisioneres së Zgjerimit, marta Kos, sot në rrjetin X
K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?