Bruksel/ Ursula Von Der Layen diskuton mbi gjendjen e BE-së Parlamentit Evropian: Nacionalizmi vaksinor rrezikon jetët

16 Shtator 2020, 14:04| Përditesimi: 16 Shtator 2020, 16:13

  • Share

Pandemia e koronavirusit, kriza në Bjellorusi, tregtia dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në prag të zgjedhjeve presidenciale në nëntor, ishin këto disa nga pikat e diskutimit që mbajti sot në Parlamentin Europian, presidentja e Komisionit Ursula Von Der Leyen

Fjalimi i drejtuar eurodeputetëve përcakton të gjitha fushat prioritare të veprimit të Komisionit Europian për vitin e ardhshëm.

Në lidhje me emigracionin, Von Der Leyen u shpreh se ‘Kriza e vitit 2015 krijoi shumë keqkuptime midis shteteve anëtare” dhe që “Nëse mund të bëjmë kompromis pa cenuar parimet tona, mund të bëjmë përparim.

Presidentja e Komisionit theksoi se “Vendet më të ekspozuara ndaj emigracionit duhet të jenë në gjendje të mbështeten te solidariteti i BE-së” dhe se “BE-ja do të ndërmarrë veprime për të luftuar kontrabandistët dhe për të forcuar kufijtë e jashtëm”.

Von der Leyen foli për ” veprime agresive ” nga Turqia dhe i bëri thirrje Ankarasë të ndalojë veprimet e njëanshme dhe të dialogojë. Në të njëjtën kohë, Von der Leyen siguroi se  Greqia dhe Qipro mund të mbështeten në solidaritetin e BE për mbrojtjen e të drejtave të tyre ligjore sovrane.

Rusia dhe Bjellorusia

“Bashkimi Europian është në anën e popullit Bjellorus. Ata duhet të jenë të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre" –tha Von Der Leyen

Vaksinë për koronavirusin

Ursula von der Leyen vlerësoi punën e bërë nga BE për të koordinuar kërkimin mbi një vaksinë të koronavirusit. “Nacionalizmi i vaksinave vë jetën në rrezik, vetëm bashkëpunimi mjekësor i shpëton ato”,- tha ajo.

“Sistemi ynë global ka rënë në gjendje paralize zvarritëse ndërsa fuqitë e mëdha tërhiqen nga përgjegjësitë e tyre. Unë dua që BE të drejtojë reformat e OBSH dhe OBT”.

Nacionalizmi vaksinor rrezikon jetët, ndërkohë që bashkëpunimi për sa i përket vaksinave i shpëton ato, theksoi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Kërkimi për një vaksinë kundër COVID-19 është bërë objekt i një konkurrence të hapur në shkallë botërore. 

“Përballë krizës që po përballet bota, disa zgjedhin të tërhiqen në vetvete (…) Të gjesh një vaksinë nuk mjafton. Ne duhet të sigurojmë që qytetarët europianë dhe ata përreth botës të kenë akses në vaksina (…) Askush prej nesh nuk do të jetë i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt “, nënvizoi ajo para Parlamentit Europian.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?