TIRANE-'Premtimi mbahet dhe dorëzohet'. Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca në një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter njofton se Këshilli Europian ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 me objektiv mbështetjen për vendet që kanë nevojë urgjente.
Kjo, thotë Soreca përfshin edhe 100 mln eurot që u premtuan në Konferencën e Donatorëve në 17 shkurt për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit që humbën jetën 51 persona. "Sot Këshilli i Europës ka ndryshuar buxhetin e vitit 2020 për të ofruar mbështetje shtesë urgjentisht aty ky është e nevojshme.
Kjo përfshin edhe 100 mln eurot e premtuara nga Komisioni Europian në shkurt për të mbështetur rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri. Premtimi mbahet dhe dorëzohet! Bashkimi Europian qëndron pranë Shqipërisë" tha ai. Pak kohë më parë BE-ja dorëzoi pjesën e parë të ndihmës për tërmetin prej 15 mln euro. Ndihma e KE në total për Shqipërinë ishte 115 mln euro.
1 miliardë e 152 milionë euro iu ofrua Shqipërisë për rindërtimin e banesave. Nga kjo vlerë e vënë në dispozicion si për ndërtimin ashtu edhe për riparimin e dëmeve, rreth 295.7 milionë euro janë ndihma pra grante, 853 milionë është kredi dhe 3.4 milionë euro janë ndihma për mallra.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e cilësuar një lajm të mirë vendimin e Brukselit për alokimin në buxhetin e rishikuar të BE-së të shumës së premtuar 100 mln euro për Shqipërinë për rindërtimin. "Një lajm i mirë që pavarësisht hallit të madh të përballimit të pasojave të kësaj lufte botërore, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Bruksel dhe 100 milionë € e premtuar nga Komisioni Europian për rindërtimin, u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE2020" thotë Rama.
Mir kta i dhane po qe kto ti shkojne atij qe i eshte demtuar banesa eshte kalvare i gjate dhe shume goje per tu ushqyer. Baba ia delegoi punen mini bashkive dhe kta dihet si i bejne punet....tani do fillojne riparimet per pallate the 80' qe kane kaluar 2 termete, jane amortizuar dhe krisur. Me nji suvatim do mbajne edhe ca.
Përgjigju