Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni

Brukseli mesazh Serbisë: Harrojeni anëtarësimin në BE nëse merrni pjesë në paradën e Fitores më 9 maj në Moskë

15 Prill, 17:00| Përditesimi: 15 Prill, 17:03

  • Share

Procesi i pranimit të Serbisë në BE është në rrezik, pasi Brukseli ka paralajmëruar Beogradin se mund të ndalojë anëtarësimin e saj nëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, merr pjesë në Paradën e Fitores më 9 maj në Moskë.

Presidenti serb, i cili ka marrë mbështetjen e Kremlinit në mes të protestave masive kundër qeverisë së tij gjatë muajve të fundit, tha se ka folur me Putinin dhe se ka planifikuar të shkojë në paradë. Kryeministri sllovak, Robert Fico, konfirmoi se do të marrë pjesë në paradën në Moskë. Zyra e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, i cili ka kundërshtuar vazhdimisht BE-në për mbështetjen ndaj Ukrainës, deri më tani ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, raportojnë mediat.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka marrë pjesë në vitet e mëparshme, nuk ka gjasa të shkojë këtë vit, pasi pritet të vizitojë Uashingtonin në fillim të majit. Presidenti amerikan, Donald Trump, mohoi raportimet e mediave se po konsideronte të merrte pjesë në paradë, e cila zhvillohet një ditë pasi Evropa feston përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?